Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet

Kategorite

Filtro:

Lajme

  •  

    Përkujtohet 20-Vjetori i rënies së "Dëshmorit të Atdheut" Astrit Suli

    Gjatë ditës së sotme të 27 Majit, 20-Vjetorit të rënies së "Dëshmorit të Atdheut" Astrit Suli u zhvillua një aktivitet përkujtimor në nderim të jetës dhe veprës së tij.

    Në këtë aktivitet merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë Kuçovë z. Selfo Kapllani, Ambasadori i Kosovës z.Sylë Ukshini, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorit, përfaqësues nga Organizata e Familje të Dëshmorëve, drejtues të organeve të pushtetit vendor, stafi i bashkisë si edhe qytetarë.

    Në fjalën e tij z.Kapllani midis të tjerash theksoi: " Ne jemi mbledhur sot pranë këtij busti të dëshmorit Astrit Suli për të vlerësuar aktin e tij heroik në një luftë mbarëkombëtare siç ishte ajo e Kosovës në vitin 1999. "Dëshmorët e Atdheut"- si thotë edhe shkrimtari i madh Dritëro Agolli, kanë ditë lindje, kanë edhe ditë rënie, por nuk kanë ditë vdekje. Ata janë përfshirë në histori si njerëz të përjetshëm. Njerëzit nuk vdesin kur varrosen ata vdesin kur harrohen. Por për aq kohë sa kombi shqiptarë do të ketë jetë, vepra e tyre do të triumfojë dhe emrat e tyre do të valëviten nën flamurin kuq e zi."​

    Me shume...

    Bashkia e të rinjve të Kuçovës-aktivitet në kuadër javës Europiane

    ​Sot në 19 Maj 2019 ora 14:00 Nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit Europian në Bashkinë Kuçovë u organizua në ambientet e Këshillit Bashkiak një aktivitet me rastin e Javës së Evropës me temë "Bashkia e të rinjve të Kuçovës – Zëri i të rinjve!!! Prezantimi i problematikave rinore në Planin Vendor Strategjik për Zhvillimin Ekonomik dhe Social" 
    25 të rinj dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak diskutuan si të barabartë mbi problematikat më shqetësuese në komunitetin tonë dhe rrugët e aktivizimit rinor për të përmirësuar jetën në komunitet. Si rezultat propozime konkrete u vendosën të përfshiheshin në një material i cili të përfshihet në Programet e Zhvillimit të Bashkisë Kuçovë. 

    Me shume...

    Koalicioni Qytetar i Mjedisit

     

    Natyra është shtëpia jonë e madhe por mbrojtja e saj po kthehet në një sfidë prej dëmtimeve dhe ndërhyrjeve të njeriut çdo ditë edhe më shumë. Por pikërisht duhet të jemi po ne ata njerëz, kjo shoqëri që jo vetëm të lobojmë për një mjedis të pastër por të ndërmarrim masa konkrete.

    Pikërisht këtë kanë bërë edhe një grup qytetarësh nga Kuçova. Ata janë mbledhur së bashku vullnetarisht dhe kanë krijuar një strukturë të formalizuar të përhershme, Koalicionin Qytetar të Mjedisit. Kjo strukturë ka për qëllim të informojë banorët mbi pasojat e mjedisit dhe në të njëjtën kohë të artikuloj nevojat e tyre në vendimmarrje. 

    Me shume...

    Perurimi i Bibliotekes

    Në ditën botërore të librit 23 Prill përuruam zyrtarisht  ambientet e reja të bibliotekës së qytetit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Drejtori i Programit të Zhvillimit të Rajoneve z.Carl Heller, Kryetari i Bashkisë Kuçovë z.Selfo Kapllani, përfaqësues nga shoqatat civile, komisioni qytetar, nxënës të shkollave, stafi i bashkisë dhe fëmijët e kopshtit "1 Qershori" si edhe qytetarë dhe lexues të rregullt të kësaj biblioteke. ​

    Me shume...

    Mbledhja jo e radhes e Keshillit Bashkiak 12 Prill 2019

    Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja jo e radhës  e Këshillit Bashkiak Kuçovë në të cilën u miratuan projekt-vendimet mbi ndihmën ekonomike dhe paaftësinë, projekt-vendimi mbi "Miratimin e ndryshimit të planit të buxhetit për vitin 2019". Ky ndryshim plani në buxhet përkon me shtesën e planit për pjesën e bashkëfinancimit të projektit  për rikonstruksionin e shkollës " 18 Tetori" në vlerën 13,064,744 lekë për vitin 2019.

    Për mungesë votash në këshill kaloi për diskutim në mbledhjen tjetër të radhës projekt-vendimi "Për dhënien me qira, enfiteoze të pasurisë me nr. 64/15, vol 200, faqe 23, transferuar me V.K.M nr. 1323, datë 01.10.2008, në interes të të tretëve me qëllim rehabilitimin dhe zhvillimin e aktivitetit ekonomik sipas kërkesës së subjektit të interesuar", i cili konsistonte në hapjen e procedurave të ankandit publik për ndërtimin e projektit fotovoltaik me panele diellore. ​

    Me shume...

    12345678910...
​​

Eventet

<korrik 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ