​​​  

Kjo rregullore ka për objekt krijimin e një kuadri rregullator për funksionimin me efikasitet dhe efiçencë të veprimtarisë së administratës së Bashkisë së Kuçovës, për realizimin e funksioneve dhe kompetencave të saj të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë. 

Kjo rregullore mbështetet në ligjin nr. 115/2014 Per ndarjen Administrativo-Territoriale te njesive te qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar;  ligjin 139/2015 "Per Veteqeverisjen Vendore";  ligjin nr. 44/2015 "Kodi i procedurave administrative ne Republiken e Shqiperise"; ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar); ligjin 152/2013 "Per nepunesin civil" i ndryshuar; ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 "Për rregullat e etikës në Administratën Publike"; ligjin nr. 119/2014 "Per te drejten e informimit"; ligjin nr.9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale"; ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", i ndryshuar; ligjin nr  107/2014"Per planifikimin e territorit" i ndryshuar; ligjin nr 9632 "Per sistemin e taksave vendore"i ndryshuar; ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 "Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise" i ndryshuar; ligj nr.9920, datë 19.5.2008 "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise" i ndryshuar; ligjin nr. 8224, date 15.5.1997 "Per organizimin dhe funksionimin e policise bashkiake dhe te komunes" i ndryshuar; ligjin nr. 8927, datë 25.7.2002 "Për Prefektin", si dhe aktve te tjera ligjore dhe nenligjore qe rregullojne marrdheniet institucionale, nderinstitucionale dhe veprimtarine administrative te Bashkise Kuçovë. ​

   lexo me shume: RREGULLORE E BRENDSHME pdf.pdf