Ligji 119/2014 " Për të Drejtën e Informimit", Neni 10
1. Kompetencat e koordinatorit për të drejtën e informimit
1. Për zbatimin e këtij ligji, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e së drejtës
së informimit, autoriteti publik cakton një prej nëpunësve si koordinator për të drejtën e
informimit.
2. Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:
a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij
ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda
afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji;
c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe
sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;
ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
d) dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të
parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e
zotëron informacionin e kërkuar;
dh) verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të
pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji;
e) kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me
kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
2. Të Dhënat e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit
- Emër/Mbiemër: Erion Daci
- adresa postare/elektronike për depozitimin e kërkesave për informacion: Lagjia nr.1,Blloku “ Tafil Skëndo”, Kuçovë, Shqipëri e-mail: erion.daci@bashkiakucove.gov.al
- orari zyrtar i punës: e hënë - e premte, ora 0800-1600