PAKETA FISKALE PËR VITIN 2021 DHE DËGJESAT PUBLIKE

                                                                                                                       BASHKIA KUÇOVË

 

Gjatë muajve Tetor-Nëntor 2020 Bashkia Kuçovë ka zhvilluar dëgjesa publike lidhur me  Projekt - Buxhetin dhe Paketën Fiskale për vitin 2021 me banorë të Bashkisë tonë dhe grupet e interesit. Përfshirja e komunitetit në vendimmarrje është kthyer në një traditë të përvitshme e  suksesshme, që garanton vendosjen e prioriteteve sipas nevojave emergjente. U informuam me problematikat e komunitetit, të cilat do të kenë përparësi në buxhetin e vitit 2021. Investimet do jenë të ndryshme në Kuçovë, por pjesa më e madhe e investimeve do të fokusohet në infrastrukturën rrugore ,sheshet e lagjeve, ujësjellës etj.

 

Sa i përket Paketës Fiskale ,Bashkia Kuçovë ,synon në një  taksim të drejtë dhe  të mbështetur në kosto shërbimi duke aplikuar  niveleve të ndryshme të studiuara të taksave dhe tarifave vendore, në njësi të ndryshme dhe sipas ndarjes territoriale. 

Prioritet ka qenë  ulja e taksave  dhe aplikimi i  lehtësirave fiskale, përjashtimeve për grupe të caktuara taksapaguesish në nevojë pavarësisht se Taksat dhe Tarifat në Bashkinë Kuçovë në krahasim me Bashki të tjera janë  dukshëm me të ulëta. Disa nga lehtësira fiskale  që mund të përmendim janë:

1.      Bizneset e hapura rishtas në Bashkinë Kuçovë përjashtohen për 3(tre) muaj e parë  nga taksat dhe tarifat vendore.

2.      Taksa e ndikimit në infrastrukturë për lejet e ndërtimit për banesa ulet nga 4 % në 3 %,

3.      Taksapaguesit(fermerët) që shlyejnë  taksën  e tokës bujqësore  brenda  datës 30 Prill 2021 do të përfitojnë ulje 10% të vlerës.

4.       Grupe të caktuara taksapaguesish në nevojë përfitojnë lehtësira fiskale në të gjitha detyrimet vendore.

Faleminderit gjithsecilit që me idetë dhe propozimet tuaja kontribuan në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në njësinë tonë vendore.