Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Evente > Netët e Kinemase Spanjolle ne Kinemane “Kadri Roshi”

Kategorite

Filtro:

Netët e Kinemase Spanjolle ne Kinemane “Kadri Roshi”

​​  


Për pesë net radhazi në kinemanë e qytetit të Kuçovës e cila mban emrin e aktorit të madh "Kadri Roshi" u zhvillua aktiviteti kinematografikë " 5 Netët e Kinemasë Spanjolle".

Në startimin e këtij aktiviteti ishte e ftuar Zv/Ambasadorja e Mbretërisë së Spanjës Znj. Eva Mendoza. E pritur nga Kryetari i Bashkisë Z. Selfo Kapllani dhe stafi i Bashkisë Kuçovë, Znj. Mendoza shprehu mirënjohjen për këtë bashkëpunim me vlera të larta artistike dhe kulturore dhe gjithashtu gatishmërinë për të tjera bashkëpunime në fusha të caktuara të veprimtarisë kulturore.

I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, i cili ndau me publikun eksperiencën e tij të parë pikërisht në atë skenë.

Gjithashtu i ftuar ishte edhe këngëtari i njohur Ardjan Trebicka, i cili startoj aktivitetin me një këngë spanjolle.

Salla e kinemasë qëndroi e mbushur plotë për 5 ditë me radhë nga nxënës të shkollave, qytetarë dhe artdashës të kinemasë dhe filmit.

Ne natën e fundit të aktivitetit i ftuar special ishte edhe djali i aktorit Kadri Roshi, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për gjithë trashëgimin kulturore dhe artistike që ka lënë pas puna e palodhur e këtij aktori.

Sot ne nderohemi me emrin e tij, emër të cilën e mban edhe kjo kinema e këtij qyteti të vogël por me një dashuri të madhe për artin, kinemanë dhe filmin.  


Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ