Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > 20 Vjet Komision Qytetar

Kategorite

Filtro:

20 Vjet Komision Qytetar

Me rastin e 20-Vjetorit të krijimit të Komisionit Qytetar Bashkia Kuçovë në bashkëpunim me USAID organizoj një ceremoni e cila mblodhi së bashku anëtar dhe ish-anëtar të komisionit, iniciator dhe mbështetës të këtij institucioni këshillimor.

Në këtë ceremoni morën pjesë znj. Kate Johnson Drejtore e misionit të USAID-it në Shqipëri, znj.Suzana Cullufi përfaqësuese e USAID-it, z. Kevin McLaughlin Drejtori i projektit PLGP, Harilla Dafa Prefekt i Qarkut Berat, Juliana Memaj Kryetare e Bashkisë së Urës-Vajgurore dhe shumë drejtues të institucioneve vendore.

Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Kuçovë z.Selfo Kapllani midis të tjerash theksoi rolin aktiv dhe kontributin e vlefshëm  në zhvillimin ekonomiko-kulturor të këtij organi këshillimor.

Për herë të parë ky komision u krijua në vitin 1998 me asistencën teknike të projektit PAPA-USAID si një organ vullnetar, këshillimor me përfaqësues të profesioneve të ndryshme, grupeve të interesit dhe po ashtu nga grupmosha të ndryshme.

Roli i këtij organi këshillimor qëndron pikërisht në dhënien e mendimeve dhe ngritjen e shqetësime të qytetarëve për vepra publike, të cilat vijnë si rrjedhojë e jetesës në përditshmëri dhe përcillen nga ky komision pranë qeverisjes vendore, Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak.

Komisioni qytetar ka dhënë një ndihmë të madhe në procesin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të bashkisë, i cili filloi në Tetor 2015 dhe përfundoi në Dhjetor të 2016. Edhe ky proces u krye nën monitorimin e PLGP-së dhe u realizuan 7 dëgjesa me Komisionin Qytetar për problemet e studimit urban dhe më gjerë.

Disa nga investimet e realizuara në tre vitet e fundit kanë pasur nismën pikërisht nga mendimet dhe shqetësimet e ngritura nga ky komision. Për këtë mund të përmendim "Lapidarin në lagjen 11 Janari", "Shkallët e Muzeut", "rruga "Kongresi i Lushnjes" dhe së fundmi rruga "Enver Bregu" në fshatin Ferm-Partizani në Njësinë Administrative Perondi. Investime këto që janë realizuar plotësisht me fondet e bashkisë.

Gjatë kësaj ceremonie u shpërndanë certifikata mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin e tyre disa prej anëtarëve dhe ish-anëtarëve të këtij komisioni. 

Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ