Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > "18 Tetori"-"74-Vjetori i Çlirimit të Kuçovës"

Kategorite

Filtro:

"18 Tetori"-"74-Vjetori i Çlirimit të Kuçovës"

Me rastin e "18 Tetorit", 74-Vjetorit të Çlirimit të qytetit të Kuçovës u organizuan dy aktivitete. Më datë 17 Tetor stafi pedagogjik dhe nxënësit e talentuar të shkollës "18 Tetori" organizuan një aktivitet artistik-kulturor. Nxënësit e shkollës kënduan dhe recituan këngë dhe poezi me përmbajtje patriotike dedikuar dëshmorëve dhe veteranëve të luftës për sakrificën e tyre sublime për çlirimin e qytetit.

Ndërkohë në ditën e "18 Tetorit" u mbajtën homazhe pranë lapidarit kushtuar dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e qytetit. Kjo ditë mblodhi së bashku përfaqësuesit e institucioneve vendore për të respektuar dhe vlerësuar aktet heroike të paraardhësve tanë.

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë z. Selfo Kapllani midis të tjerash theksoi se; " Është obligimi ynë që ta çojmë më tej ëndrrën dhe sakrificën e të parëve tanë për një qytet të lirë por mbi të gjitha të zhvilluar".  Po ashtu nxënësit e shkollës "18 Tetori" performuan edhe një herë pranë lapidarit për gjithë të pranishmit. 

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ