Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > 100 Vjetori i Industrise se Naftes Shqiptare

Kategorite

Filtro:

100 Vjetori i Industrise se Naftes Shqiptare

Me rastin e 100-Vjetorit të industrisë së naftës shqiptare në qytetin e Kuçovës u realizua një aktivitet në të cilin merrnin pjesë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri, Ambasadori Italian z.Albetro Cutillo, Kryetari i Bashkisë Kuçovë z.Selfo Kapllani, deputetë të qarkut, përfaqësues të kompanive ndërkombëtare në sektorin e naftës, inxhinier, naftëtar dhe banorë të qytetit.

Qyteti i Kuçovës ka një histori të lidhur ngushtë me naftën dhe naftëtarët. Kuçova një zonë e vogël rurale para 80 apo 90 – vjetëve do të përmendej shpesh në hartën gjeologjike botërore për shkak të asaj që gjendej në nëntokën e saj. Në vitet 20-30 të shekullit të kaluar do të dyndeshin në këtë rajon kompani të huaja në fushën e kërkimeve të naftës dhe gazit. Në fushën naftëmbajtëse të kësaj zone dhe qytetin e ardhshëm që kishte nisur të ndërtohej, Shoqata e Gjeologëve të Italisë mblodhi ne këtë qyet në një Konferencë Shkencore të gjithë gjeologët e universiteteve të Italisë si edhe shumë profesorë të cilët u njohën me rezultatet e shkëlqyera të nxjerrjes së naftës. Një emër shumë i shquar i cili do të jepte një kontribut të madh në këtë fushë do të ishte gjeologu polak Stanislav Zyber.

Por një vlerë e shtuar e këtij qyteti do të mbetën në vazhdimësi breza të tërë naftëtarësh të cilët me punën, durimin, përkushtimin dhe sakrificat e tyre i kanë dhënë qytetit historinë e tij.

Në këtë aktivitete përveç të tjerash u vizituan nga afër edhe puset e naftës dhe zona industriale. 

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ