Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > 75-Vjetori i rënies së "Dëshmorit të Atdheut", Gaqi Karakashi

Kategorite

Filtro:

75-Vjetori i rënies së "Dëshmorit të Atdheut", Gaqi Karakashi

Gjatë ditës së sotme u zhvillua ceremonia përkujtimore e 75-Vjetorit të rënies heroike të "Dëshmorit të Atdheut" Gaqi Karakashi. Në bashkëpunim me Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Organizatën e Pasardhësve të Veteranëve u bë e mundur një ceremoni e thjesht por që përcillte respekt dhe mirënjohje për veprën dhe jetën e "Dëshmorit të Atdheut".

 Në këtë ceremoni mori pjesë Kryetari i Bashkisë Kuçovë z.Kreshnik Hajdari, Nënprefekti Qarkut z.Sybi Shehu, Kryetarja e Këshillit Bashkiak znj.Migena Bullari, Kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve z.Dhimo Kuli, Kryetari i Organizatës së Pasardhësve të Veteranëve z.Shpëtim Nishani, përfaqësues nga familja e Dëshmorit si edhe miq, të ftuar dhe anëtar organizatash.

Gaqi Vasil Karakashi ka lindur në fshatin Mbreshtan, më 26 Shkurt 1925. Në Maj të 1942 Gaqi ishte anëtar i "Njësiti Gueril të Kuçovës". Në prill të 1943 del partizan në çetën e "Shpiragut" dhe me Shtator të 1944 radhitet në forcat e batalionit të rinisë "Margarita Tutulani" për tu bërë pjesë më pas e " Brigadës së VII Sulmuese". Në luftën kundër armikut gjerman, Gaqi Karakashi ra heroikisht më 4 Shtator të 1945. Sot përkujtohet sakrifica e tij sublime, e cila është dhe do të mbetet dinjitet i historisë dhe të ardhmes së Kombit Shqiptar.

Gjatë ceremonisë nxënëset e Shkollës që mban të njëjtin emër "Gaqi Karakashi", në prani të drejtoreshës znj.Vjollca Kllapi, prezantuan figurën dhe veprën e "Dëshmorit të Atdheut" nëpërmjet vargjeve dhe poezive të thurura prej autorit Zenun Sina.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit Gaqi Karakashi!

Lavdi të përjetshme të sakrificës së tij!

 

Kuçovë, më 4 Shtator 2019

Eventet

<nëntor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627
28
e enjte, nëntor 28, 2019
29
e premte, nëntor 29, 2019
301
234567
8
e diel, dhjetor 8, 2019

Se shpejti


Buletini Informativ