Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Analiza 6-mujore Janar-Qershor 2019 e Bashkisë Kuçovë

Kategorite

Filtro:

Analiza 6-mujore Janar-Qershor 2019 e Bashkisë Kuçovë

Bashkia Kuçovë zhvilloi gjatë ditës së sotme analizën e punës për periudhën 6-mujore Janar-Qershor 2019. Takimi u drejtua prej Kryetarit të Bashkisë z.Kreshnik Hajdari, ku ishin të pranishëm drejtorët e drejtorive dhe ndërmarrjeve në varësi, si edhe përfaqësues të drejtorive.

Gjatë prezantimit të analizës, drejtorët evidentuan punën e realizuar, treguesit kryesor të problematikave që lindin gjatë realizimit të detyrave, si dhe u përcaktuan prej Kryetarit objektivat dhe synimet e ditëve ne vijim.

Gjatë diskutimeve të detyrave dhe përgjegjësive të secilës drejtori, theksi u vu më së shumti tek Drejtoria e të Ardhurave Lokale dhe drejtoritë të cilat ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve kundrejt tarifave.

Është me rëndësi të theksohet se vjelja e taksave dhe tarifave vendore është primare dhe në funksion të institucionit, pasi shërbejnë për t'u kthyer më pas në shërbime dhe investime ndaj qytetarëve.

 Gjithashtu gjatë diskutimit theksi u vu edhe në bashkëpunimin e brendshëm institucional dhe profesionalizmin e çdo punonjësi administrate.

Në përfundim të takimit z.Kreshnik Hajdari theksoi se: " Serioziteti, përkushtimi dhe korrektësia nga ana e çdo punonjësi duhet të jetë maksimale. Ne jemi këtu për t'ju shërbyer gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Duhet të punojmë së bashku si një ekip për të ofruar shërbime dhe për të zgjidhur çdo problematikë. Gjithashtu duhet të kemi në vëmendjen tonë realizimin e objektivave të secilës drejtori."

Qëllimi i kësaj analize shërbeu për të theksuar se puna e institucionit të Bashkisë Kuçovë duhet të përputhet me misionin dhe funksionet e saj.

 

Kuçovë,14 Gusht 2019

Eventet

<tetor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617
18
e premte, tetor 18, 2019
1920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ