Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia e të rinjve të Kuçovës-aktivitet në kuadër javës Europiane

Kategorite

Filtro:

Bashkia e të rinjve të Kuçovës-aktivitet në kuadër javës Europiane

 

Sot në 19 Maj 2019 ora 14:00 Nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit Europian në Bashkinë Kuçovë u organizua në ambientet e Këshillit Bashkiak një aktivitet me rastin e Javës së Evropës me temë "Bashkia e të rinjve të Kuçovës – Zëri i të rinjve!!! Prezantimi i problematikave rinore në Planin Vendor Strategjik për Zhvillimin Ekonomik dhe Social" 
25 të rinj dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak diskutuan si të barabartë mbi problematikat më shqetësuese në komunitetin tonë dhe rrugët e aktivizimit rinor për të përmirësuar jetën në komunitet. Si rezultat propozime konkrete u vendosën të përfshiheshin në një material i cili të përfshihet në Programet e Zhvillimit të Bashkisë Kuçovë. 


Të rinj të komunitetit tonë, Komunikimi mes BE dhe Shqipërisë nuk është një-drejtimesh, ku BE flet dhe Shqipëria vetëm dëgjon. Ky komunikim është një dialog mes të barabartësh, ku shqiptarët dhe veçanërisht ju, të rinjtë duhet të bëni të dëgjohet zëri juaj, të shpreheni për nevojat tuaja, të parashtroni idetë që keni, për të ndryshuar komunitetin, qytetin, dhe vendin tonë. Dhe ju, të rinjtë shqiptarë nuk keni asnjë arsye të mos ndiheni të barabartë me bashkëmoshatarët tuaj evropianë.
Drejtoria e Integrimit Evropian në Bashkinë tonë, Këndi i BE-së që është ngritur tashmë, është një derë e hapur për të gjithë ju, që të vini dhe të informoheni. Jeni të mirëpritur ju që dëshironi të mësoni më shumë për projektet që BE ka për qytetin tonë, jeni më se të mirëpritur ju, që keni një ëndërr për të ndjekur studimet në një vend të Evropës, por nuk keni informacionin e nevojshëm që do jua mundësojë këtë, jeni të mirëpritur ju që keni një ide të bukur transformuese për komunitetin, por keni nevojë për ndihmë, informacion se ku të aplikoni që ta vini në zbatim këtë ide tuajën. Konsiderojeni Këndin e BE në Bashkinë tonë, si shtëpinë tuaj, shtëpinë e të rinjve.

Eventet

<korrik 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ