Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Ceremoni perkujtimore e Deshmorit te Kombit Astrit Suli

Kategorite

Filtro:

Ceremoni perkujtimore e Deshmorit te Kombit Astrit Suli

Ditën e shtunë më datë 27 Maj u zhvillua ceremonia e përkujtimore e 18-Vjetorit të ndarjes nga jeta të Dëshmorit të Kombit Astrit Suli. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre bashkëluftëtar të Astritit, familjar, të afërm dhe dashamirës. Gjithashtu të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe përfaqësues nga Shoqatës së Familjes së Dëshmorëve dhe të Organizatës së Veteranëve.

Astrit Suli ishte vetëm 23-vjeç dhe punonte si emigrant në Greqi kur dëgjoi thirrjen  Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe të UÇK-së për të përkrahur luftën në Kosovë. Nisur nga ndjenja e atdhedashurisë Astriti u regjistrua menjëherë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të luftuar me trimëri dhe besnikëri ndaj vendit të vet. Akti heroik i Astritit përmban vlera edhe më të mëdha se trimëria e tij, përmban idealin e përjetshëm të dashurisë dhe lirisë së Kombit të tij.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë z.Selfo Kapllani midis të tjerash theksoi se veprimtaria dhe akti i tij heroik na bën të ndihemi krenar sot dhe në brezat në vijim.

Heronj si astriti do të mbeten të pavdekshëm sepse e tillë është edhe vepra e tyre.

 

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
1617
18
e mërkurë, tetor 18, 2017
19202122
23242526272829
3031123
4
e shtunë, nëntor 4, 2017
5

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ