Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Ceremonia e 75-Vjetorit te Dites se Deshmoreve

Kategorite

Filtro:

Ceremonia e 75-Vjetorit te Dites se Deshmoreve

​​

Me rastin e 75-vjetorit të ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Bashkia Kuçovë organizoi ceremoninë përkujtimore në nder të tyre. Në këtë ceremoni merrnin pjesë, Kryetari i Bashkisë z.Selfo Kapllani, personalitete te shquara të qytetit të Kuçovës, veterane dhe pjesëtarë të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve si edhe banorë të qytetit.

Në fjalën e tij z.Kapllani midis të tjerash theksoi se : " Dëshmorët e Atdheut janë memorja e pashuar e çdo kombi. Në vdekjen e tyre të jashtëzakonshme duhet të shquajmë se si njeriu jep jetën për lirinë e atdheut. Rënia e tyre në altarin e lirisë e pajis historinë me një datë që nuk përhumbet më në monotoninë e kalendarit. Ne vazhdimisht i kemi kushtuar dhe do ti kushtojmë vëmendje të mirëmbajtjes të simboleve, pllakateve dhe lapidarëve kushtuar ngjarjeve historike dhe dëshmorëve të atdheut. E tillë është data 5 Maj, e paharrueshme brez pas brezi".

Në shenj respekti ndaj tyre u bë homazhi emër për emër, për të gjithë dëshmorët e Bashkisë Kuçovë të të gjitha kohërave, të luftës dhe të punës, të rënë në Kuçovë dhe ata janë: Gaqi Karakashi, Tafil Skëndo, Thimi Tane, Ajet Xhindoli, Llukan Prifti, Llazar Kuli, Stefan Ndreu, Kol Hoxholli, Hamit Xhelo, Dine Gega, Tare Luzi, Ramis Agalliu, Gori Salca, Mesut Bako, Shaban Plaku, Rrapo Shkurti, Aqif Qose, Dane Puriqi, Jonuz Toska, Qerim Nona, Murat Daullja, Jaho Bërzeshta, Neshat Polovona, Josif Prifti, Vebi Mehmet Luzi, Dalip Bakiu, Hajdar Luzi, Hysen Brahimaj, Ramadan Qorri, Veiz Patriku, Hekuran Pirko, Azem Toska, tefik Sula, Asim Toska, Mesut Braho, Islam Qorri, Rrushan Toska, Isuf Neimi, Astrit Suli, Vasillaq Tanku, Lumner Hasanbelliu. Në panteonin e Lavdisë, Kuçovë ka edhe një dëshmor më shumë, Dëshmorin e Atdheut dhe Qytetar Nderi, pilotin e talentuar Donald Hoxha.

Në përfundim të ceremonisë kryetari dhe stafi i tij shkuan për një vizitë tek familja e Donald Hoxhës për të nderuar dhe kujtuar veprën e tij. 

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
1617
18
e mërkurë, tetor 18, 2017
19202122
23242526272829
3031123
4
e shtunë, nëntor 4, 2017
5

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ