Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Degjesa Publike per Buxhetin e vitit 2018

Kategorite

Filtro:

Degjesa Publike per Buxhetin e vitit 2018

​   Në kuadër të përgatitjes së buxhetit për vitin 2018, Bashkia Kuçovë organizoi dëgjesat publike me grupet e interesit. Në këto dëgjesa mori pjesë Kryetari i Bashkisë z.Selfo Kapllani, Nënkryetari z.Ilirjan Llangozi, drejtorët e drejtorive, anëtarë nga këshilli bashkiak, përfaqësues të komisionit qytetar, kryepleqtë e fshatrave dhe qytetarë të interesuar.

Në fjalën e tij z.Kapllani prezantoi realizimin e buxhetit të vitit 2017 dhe projektet që kanë përfunduar ose janë në përfundim. Buxhetin e vitit 2018 me detajet e hollësishme e prezantoi drejtoresha e financës znj. Heroina Shkëmbi. Midis të tjerash theksi u vendos mbi projektet që janë parashikuar për vitin që do të vijoj.

Pas prezantimit të buxhetit pati edhe diskutime mes të pranishmëve rreth prioriteteve të komunitetit. Dëgjesa u realizua edhe me banorë të njësive administrative. 


Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ