Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Kategorite

Filtro:

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

​​

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë sot biblioteka e qytetit pati disa vizitorë të vegjël por me kureshtje dhe dëshirë të madhe për të eksploruar në fushën e pafundme të librit. Këta dashamirës të vegjël të leximi u bënë edhe vizitorët e parë të ambienteve të reja të kësaj biblioteke, e cila në ditët në vijim do të organizoj eventin e përurimit.

Lexuesit e vegjël vizituan këndin dedikuar posaçërisht atyre. Ky aktivitet i organizuar edhe me ndihmën e edukatoreve të kopshtit "1 Qershori" kishte për qëllim të nxiste dashurinë, rëndësinë dhe vëmendjen ndaj leximit.

Leximi i librit jo vetëm që nxit nivelin kulturor të fëmijëve por edhe i mëson të ecin në rrugën e dijës. Ky mesazh nuk vlen vetëm për fëmijët por më tepër për prindërit e tyre.  Në një shoqëri e cila po rendet më tepër ndaj smartphone-ve dhe lojërave kompjuterike po na detyron të bëhemi më pak social dhe të kalojmë më pak kohë me fëmijët tanë, ndaj ju këshillojmë se leximi i një libri do t'ju bëj të jeni më pranë tyre dhe njëkohësisht të zhvilloni botën e tyre imagjinare. Ashtu sikurse sot mësuese Bona dhe drejtoresha e këtij institucioni Klodi duke u lexuar përralla për fëmijë kaluan me ta momente të paharrueshme.

 

Në bibliotekën e qytetin nuk mungon shumëllojshmëria e autorëve dhe titujt e librave për fëmijë, ndaj rendni të regjistroheni dhe të rrëmbeni libra nga raftet e bibliotekës, stafi i kësaj biblioteke po ju pret. 

Eventet

<dhjetor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
252627
28
e enjte, nëntor 28, 2019
29
e premte, nëntor 29, 2019
301
234567
8
e diel, dhjetor 8, 2019
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031
1
e mërkurë, janar 1, 2020
2345

Se shpejti


Buletini Informativ