Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Festa e 73-Vjetorit te Clirimit te Kucoves

Kategorite

Filtro:

Festa e 73-Vjetorit te Clirimit te Kucoves

Festa e 73-vjetorit të çlirimit te Kuçovës ka mbledhur në sheshin pranë lapidarit përfaqësues të pushtetit vendor, pushtetit qendror, punonjës të administratës, qytetar dhe nxënës të shkollave. Në këtë ditë feste përkujtohen me nder dhe respekt gjithë ata dëshmorë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për çlirimin e qytetit të Kuçovës.

Ja vlen të nderosh dhe vlerësosh cdo emër sepse vepra e tyre është e shenjtë dhe e vyer. E tillë është vepra e Gaqi Karakashit, Xhoxhi Tumanit, Thimi Tanes, Tafil Skendos, Llazar Kulit, Ajet Xhindoles, Vasillaq Tankut, Hekuran Çerenishtit, Vesel Qyqes, Shefit Zhurit e shumë e shumë të tjerë, që ranë për çlirimin e Kuçovës. Por edhe pa harruar veprën e dy Dëshmorëve më të rinj të Kuçovës Astrit Sulit dhe Donald Hoxhës.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Kuçovë midis të tjerash citoi: "Sot është ditë feste dhe tashmë, si rezultat i zbatimit të reformës administrative dhe territoriale, është ditë feste jo vetëm për banorët e qytetit, por për të gjithë banorët e bashkisë së re, përfshirë edhe komunitetin e gjerë të njësive administrative. Dhe si e tillë, më lejoni që ta filloj me urimin: Gëzuar të gjithëve 73 - vjetorin e Çlirimit të Kuçovës nga pushtuesi nazi-fashist për mes luftës së bijve më të mire të zonës sonë!

Kjo ishte lufta e bijve më të mirë të popullit kundër pushtuesit barbar. Natyrisht, për karakterin e kësaj lufte në tërësi dhe veçoritë e zhvillimit të saj në zonën tonë do të flasin më gjerë ata që e përfaqësojnë më së miri këtë faqe të lavdishme të historisë së popullit tonë, por megjithatë do dëshiroja të theksoja dy momente: Së pari, ne e kemi konsideruar gjithmonë Luftën e lavdishme Nacional - Çlirimtare si një gjë të shenjtë që lindi nga vetë thelbi i popullit tonë për të qenë i lirë, i pavarur dhe i aftë të ndërtonte të ardhmen e tij, pas një historie shumë shekullore vuajtjesh, përpjekjesh e mundimesh që nuk ja kishin lejuar këtë ëndërr.

Së dyti, respekti dhe vlerësimi për dëshmorët dhe të gjithë ata që luftuan në emër të lirisë dhe progresit është i pandryshueshëm dhe po kaq detyruese dhe për të gjithë Ne që sot përpiqemi me të gjitha forcat për zhvillimin e bashkisë sonë, duke marrë prej asaj periudhe të lavdishme të luftës çlirimtare, hovin për të ecur përpara dhe frymëzimin sublim në realizimin e prirjes për progres dhe mirëqenie.

Duke theksuar sa më lart, është e qartë se ajo që jemi duke bërë është vetëm fillimi i një pune të pandalshme që i shërben komunitetit në sferat e ndryshme të jetës ekonomike dhe sociale apo fushave si arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, kulturës, sportit dhe kudo ku individët apo gjithë komuniteti kanë interesa zhvillimi.

Synimi jonë është krijimi i një klime nxitëse për biznesin që sjell vende të reja pune, përmirësimi i shërbimeve komunitare dhe rritja e kapaciteteve të bashkisë për t'i qëndruar sa më afër nevojave dhe halleve të komunitetit.

Me lejoni t'ju përmend investimet e realizuara në Bashkinë tone gjatë kësaj periudhe:

-          Rruga Urë Vajgurore - Kuçovë - Dragot si një nyje lidhëse e zhvillimi për komunitetin ,

-          Rikualifikimi urban i Lagjes 11 Janari, me asfaltim, ndriçim, kanalizime dhe shtimi i hapësirave të gjelbërta.

-          Pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse në të 3 njësitë administrative.

-          Rikonstruksioni i shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

-          Rikonstruksioni i terreneve sportive me fusha futbolli, basketbolli e volejbolli për fëmijët tanë në shkollat ' Gaqi Karakashi ' dhe ' 28 Nëntori '.

-          Së fundi, vënia në jetë e idesë për ngritjen e Muzeut për naftën si dhe për  aviacionin luftarak, si një vlerë e shtuar për qytetin tonë.

Të nderuar pjesëmarrës te nderuar qytetar te Kuçovë është obligim i yni që në këtë datë historike të qytetit tonë të kujtojmë me respekt ata që dhanë dhe jetën e tyre për çlirimin e Kuçovës, ju ftojë dhe njëherë të duartrokasim me mirënjohje për ata që luftuan për çlirimin e zonës sonë që sakrifikuan edhe jetën e tyre."

 

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
4567
8
e premte, dhjetor 8, 2017
910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ