Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Festat e Nentorit

Kategorite

Filtro:

Festat e Nentorit

Është përkujtuar sot me nderim dhe krenari dita e 29 Nëntorit, 73 vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe sigurisht dita e 28 Nëntorit, 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar. Në këto ditë Nëntori kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e paraardhësve tanë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Në fjalën përshendetëse Kryetari i Bashkisë z.Slefo Kapllani midis të tjerash theksoi: "Shumë ngjarje ka kaluar vendi ynë nga ngritja e flamurit, zgjimit dhe rilindjes së ndjenjës kombëtare të rilindësve tanë, por figura legjendare e Ismail Qemalit dhe të gjithë patriotëve të tjerë që kishin punuar së bashku shprehin atë dëshirë të pamposhtur për t'a bërë Shqipërinë  "të lirë e të mosvarme".Liria dhe Pavarësia e vendit ka qenë gjithmonë evenimenti më i rëndësishëm për shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve të atdheut. Ndërsa sot ne festojmë 73 vjetorin e Çlirimit të Atdheut. Data 29 Nëntor 1944, dita e Çlirimit të vendit mbetet një vepër vigane.

Duke zhvilluar këtë ceremoni festive edhe qytetarët e  Kuçovës dëshmojnë se vlerësojnë rëndësinë e datave të mëdha : 28 Nëntorin Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin Ditën e Çlirimit të vendit, prandaj duke përfunduar ju urojë të gjithëve" Gëzuar Festat e Nëntorit ""

 

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ