Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Fushate Sensibilizuese dhe aksion për pastrimin e qytetit

Kategorite

Filtro:

Fushate Sensibilizuese dhe aksion për pastrimin e qytetit

Me iniciativën e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë z.Kreshnik Hajdari, administrata e institucionit ndërmori gjatë ditës së shtunë të 17 Gushtit një fushata sensibilizuese për pastrimin e qytetit. Edhe pse qyteti i Kuçovës është cilësuar si një nga qytetet më të pastra të Shqipërisë mbetet ende punë për tu bërë nga gjithsecili prej nesh. Ndaj ndërmorëm një plan konkret pastrimi, në të cilën administrata dhe punonjësit e Agjensisë së Shërbimit Komunal u ndanë në tre zona pastrimi.

Kryetari i Bashkisë z.Hajdari i cili iu bashkua aksionit, u shpreh se: "Kjo nisëm nuk do të jetë e vetmja. Qytetarët meritojnë shërbime cilësore dhe punë konkrete, por mbi të gjitha një mjedis të pastër për të jetuar. Ndaj e nisim me aksionin e pastrimit i cili duhet të shërbej si një fushatë sensibilizuese për të gjithë ne".

Prej këtij aksionit të pastrimit administrata e bashkisë ka një mesazh për të gjithë banorët: "Nëse e duam qytetin tonë duhet të kujdesemi të gjithë për të, ndaj lutemi të gjithë qytetarët të respektojnë hapësirat e përbashkëta, duke hedhur plehrat në vendin përkatës dhe jo duke i shpërndarë ato kudo".

Dhe me thënien njohur  të Robert Collier: "Njerëzit fajësojnë natyrën, por është vetëm një njeri për tu fajësuar", ju ftojmë të çmoni më shumë natyrën, mjedisin dhe hapësirat e përbashkëta.

 

 

Kuçovë, më 19 Gusht 2019

Eventet

<prill 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930
1
e premte, maj 1, 2020
23
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ