Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Gjeneral dhe Playboy komedia teatrale e cila u shfaq dje ne Kinemane Kadri Roshi, Kucove

Kategorite

Filtro:

Gjeneral dhe Playboy komedia teatrale e cila u shfaq dje ne Kinemane Kadri Roshi, Kucove

Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë z.Selfo Kapllani u mundësua vendosja në skenën e kinemasë "Kadri Roshi" të qytetit të Kuçovës, komedia teatrale "Gjeneral dhe Playboy" me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut.

Në këtë shfaqe interpretuan aktorë të Teatrit Kombëtarë, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Suela Konjari, Muharrem Hoxha, Xhevair Zeneli, Edvin Mustafa dhe Ramela Koleci.

Kjo komedi trajtonte një temë shumë aktuale të punësimeve jo në bazë të meritokracisë por në bazë të njohjeve dhe lidhjeve me politikën. Personazhi kryesor i komedisë ishte gjeneral Tavo, i cili pushohet nga puna me pretekstin se kishte dalë jashtë shtetit pa leje. Paralel me këtë ngjarje komshiu i tij, një toger i paaftë punësohet në ministri nën gradat e një gjenerali. Komedia u duartrokit dhe u mirëprit ngrohtë  nga i gjithë publiku i pranishëm pasi interpretimi i aktorëve të mëdhenj të skenës shqiptare ishte i shkëlqyer.

 

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ