Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Koalicioni Qytetar i Mjedisit

Kategorite

Filtro:

Koalicioni Qytetar i Mjedisit

Natyra është shtëpia jonë e madhe por mbrojtja e saj po kthehet në një sfidë prej dëmtimeve dhe ndërhyrjeve të njeriut çdo ditë edhe më shumë. Por pikërisht duhet të jemi po ne ata njerëz, kjo shoqëri që jo vetëm të lobojmë për një mjedis të pastër por të ndërmarrim masa konkrete.

Pikërisht këtë kanë bërë edhe një grup qytetarësh nga Kuçova. Ata janë mbledhur së bashku vullnetarisht dhe kanë krijuar një strukturë të formalizuar të përhershme, Koalicionin Qytetar të Mjedisit. Kjo strukturë ka për qëllim të informojë banorët mbi pasojat e mjedisit dhe në të njëjtën kohë të artikuloj nevojat e tyre në vendimmarrje.

Kryetare e këtij koalicioni është përzgjedhur aktivistja e shoqërisë civile znj.Elsa Rafaeli. Ky grup vullnetarësh mirëpret në organizmin e tij çdo qytetar, i cili është i gatshëm që ndryshimin ta filloj së pari nga vetja, të respektoj mjedisin ku jeton dhe të sensibilizoj sa më shumë qytetar për mbrojtjen dhe pastrimin e ambienteve publike të përbashkëta.

Gjatë ditës së djeshme në ambientet e bashkisë u zhvillua një takim i cili konsistonte në kurorëzimin e këtij koalicioni. Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i një marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë nëpërmjet së cilës, ky koalicion do të jetë zëri i qytetarëve në përcjelljen e problematikave dhe roli i tyre të jetë këshillues dhe vendimmarrës në çështjet e mjedisit.

Për këtë z. Kapllani u shpreh se:  "Ky koalicion, kjo nisëm është një mënyrë mjaft e mirë për të sensibilizuar qytetarët për mbrojtjen e ambienteve të përbashkëta. Por do të jetë pikërisht ky koalicion që do të marrë përsipër edhe rolin e këshilluesit pranë qeverisjes vendore për të gjitha problematikat. Ne si institucion do të jemi gjithmonë të hapur ndaj nismave të tilla, të cilat janë në funksion të gjithë shoqërisë".

Në përfundim të takimi u organizua edhe një koktej për gjithë të pranishmit, për ti falënderuar ata që me dëshirën e tyre janë pjesë e nismave të tilla.

" Njerëzit fajësojnë mjedisin e tyre. Por është vetëm një njeri për tu fajësuar -- dhe vetëm një -- ata vetë " - Robert Collier

Eventet

<shtator 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
234678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti


Buletini Informativ