Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Konference mbi Monitorimin e Menaxhimit te Integruar te Mbetjeve

Kategorite

Filtro:

Konference mbi Monitorimin e Menaxhimit te Integruar te Mbetjeve

Në ambientet e Bashkisë Kuçovë u zhvillua konferenca në lidhje me projektin "Monitorimin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve" Qendra për qeverisje të mirë ( QQM), me mbështetjen e donatorit " Lëviz Albania" dhe në bashkëpunim me shoqatat " Gruaja Naftëtare në Fokusin e Zhvillimit", "Klubi Rinor Ambjentalist Blerimi", " Ndihmë Sociale Gruas Kryefamiljare" dhe Dega " Amaro-Drom", ka hartuar këtë raport të shkurtuar mbi menaxhimin e mbetjeve ne Bashkinë Kuçovë bazuar në tre burime kryesore:

v  Informacionin e marrë prej bashkisë

v  Të dhënat e përfituara nga vëzhgimi në terren

v  Të dhënat nga anketimi e 320 banorëve të bashkisë, ku u përshinë banorë me moshë nga 16 deri 30 vjeç, me pjesëmarrje të nxënësve, studentëve, fermerëve, të vetëpunësuarëve, pensionistëve etj. Si edhe 109 persona të papunë. Gjithashtu raporti mashkull femër ishte 50% me 50%.

Aktualisht shërbimi kryhet nga shoqëria "Higjena" sh.p.k, me kontratë deri Qershor 2017 me një fond limit 32,009,320 lekë. Mbi 50% e këtij fondi përfitohet nga tarifa e mbledhur prej bizneseve, institucioneve dhe familjeve që ofrohet ky shërbim.

Mbetjet urbane në bashkinë Kuçovë grumbullohen në mënyrë tradicionale të pandara dhe më pas transportohen në fushën e depozitimit të mbetjeve e cila ndodhet në buzë të lumit Devoll. Në periudhën 2016-2017 shërbimi ofrohet pothuajse në të gjithë territorin e bashkisë duke përfshirë edhe njësinë administrative Lumas ku janë vendosur në total 12 kontenierë me praktikë shërbimi dy herë në javë.

Aktualisht bashkia ka hartuar dhe miratuar Planin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe po ashtu Këshilli Bashkiak ka kryer miratime të arsyetueshme të akteve rregullatore në drejtim të menaxhimit të mbetjeve.

Ky raport midis të tjerash evidenton edhe problematikat e gjithë procesit duke i shoqëruar herë pas herë edhe me sugjerime të mundshme.



 

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
1617
18
e mërkurë, tetor 18, 2017
19202122
23242526272829
3031123
4
e shtunë, nëntor 4, 2017
5

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ