Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkise z.Kreshnik Hajdari uron nxenesit dhe mesuesit per diten e pare te shkolles

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkise z.Kreshnik Hajdari uron nxenesit dhe mesuesit per diten e pare te shkolles

 

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Kryetari i Bashkisë Kuçovë z.Kreshnik Hajdari dhe Deputetja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë znj. Ermonela Felaj, vizituan shkollën e mesme "5 Tetori" dhe uruan nga afër nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle por edhe të gjitha shkollave të Bashkisë Kuçovë, për një vit sa më të mbarë shkollor. Një urim i veçantë vjen për të gjithë nxënësit që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë z.Hajdari midis të tjerash theksoi se: "Sot ndihem dy herë i emocionuar, pasi edhe vet kam frekuentuar të njëjtën shkollë të mesme, por me një ndryshim, sot kjo godinë është me kushte shumë herë më komode dhe bashkëkohore. E vetmja detyrë e juaja si nxënës është që të mësoni dhe të bëheni jo vetëm nxënës por edhe njerëz më të mirë. Ju uroj suksese dhe një vit sa më të mbarë shkollor".

Gjithashtu nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle i përshëndeti edhe znj.Ermonela Felaj, e cila theksoi se: "Sinqerisht jam shumë e lumtur që jam këtu sot, pasi ditën që na u desh ta inauguronim rikonstruksionin e kësaj shkolle, nuk ju kishim juve dhe e gjitha nuk duket kaq e bukur sa duket sot. Tashmë ambienti është i gjithi i kompletuar, për çdo kënd që dëshiron të eci më mirë me mësime por edhe të bëjë aktivitete të ndonjë natyre tjetër, mundësitë janë për të gjithë. Ndaj uroj dhe shpresoj që nga dyert e kësaj shkolle të dalin nxënës më të mirë".

 

Pas këtij aktiviteti Kryetari i Bashkisë z.Hajdari dhe Deputetja znj.Felaj u drejtuan për inspektim në punimet që po realizohen në shkollën 9-vjeçare "18 Tetori". Ky projekt është një bashkëfinancim midis Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Kuçovë dhe konsiston në ndërtimin e plotë të kësaj shkolle me kushte bashkëkohore.

Prej aty z.Hajdari u shpreh se, për Bashkinë Kuçovë investimi në arsim do të mbetët prioritet për të ofruar standarde më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Kuçovë, më 16.09.2019

 

Eventet

<tetor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617
18
e premte, tetor 18, 2019
1920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ