Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Masa kundër bimëve narkotike, prerjes së paligjshme të pyjeve dhe parandalimit të zjarreve

Kategorite

Filtro:

Masa kundër bimëve narkotike, prerjes së paligjshme të pyjeve dhe parandalimit të zjarreve

 

Duke pasur në fokus dhe prioritet sigurinë e jetës dhe pronës për çdo banorë në territorin e Bashkisë Kuçovë, Kryetari i Bashkisë z.Kreshnik Hajdari, zhvilloi një takim në Njësinë Administrative Lumas, ku ishin të pranishëm Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë, kryepleqtë e fshatrave dhe administrata e Njësisë Administrative Lumas.

Qëllimi i këtij takimi ishte marrja e masave të domosdoshme për luftën kundër bimëve narkotike, vëmendja dje parandalimi i zjarreve si edhe marrjen e masave për ndëshkim e të gjithë personave apo subjekteve që presin në mënyrë të paligjshme sipërfaqet pyjore.

Ndërkohë sektori i pyjeve në Drejtorinë e Zhvillimit Rural, sektori i zjarrfikëses dhe e gjithë administrata është në gatishmëri të plotë për të reaguar ndaj çdo mosrespektimi dhe thyerje të ligjit si ehe në gatishmëri të plot për të parandaluar dhe shuar çdo vatër zjarri të mundshme.

Eventet

<qershor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345

Se shpejti


Buletini Informativ