Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mbledhja e Keshillit Bashkiak 27 Prill 2016

Kategorite

Filtro:

Mbledhja e Keshillit Bashkiak 27 Prill 2016

Më datë 27 Prill 2017 u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçovë me këtë rend dite:

1.      Projekt-Vendim: Mbi miratimin për dhënien e Ndihmës Ekonomike, pagesës së kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1-30 Prill 2017, PAK dhe Invalidët e Punës. -Miratuar

2.      Projekt-Vendim: Mbi miratimin për dhënien e Ndihmës Ekonomike për rastet e Bashkisë për periudhën 1-30 Prill 2017. -Miratuar

3.      Projekt-Vendim: Shtesë plani në buxhetin e vitit 2017. -Miratuar

4.      Projekt-Vendim: Shtesë plani në buxhetin e vitit 2017. -Miratuar

5.      Projekt-Vendim: Sistemim plani në buxhetin e vitit 2017. -Miratuar

6.      Projekt-Vendim: Mbi miratimin e masës së dëmshpërblimit për shpronësimin e qytetarëve të cilët preken nga projekti i rikonstruksionit të rrugës: Naftëtari, Kristaq Lacka dhe Qemal Stafa. -Miratuar

7.      Projekt-Vendim: Mbi miratimin e procedurës së kthimit në fond banese sipas V.K.M nr.614, datë 07.07.2015 për pronat me pasuri nr. 9/190, 12/124, 12/79, 5/188, 3/235, 13/26, 3/228, 3/237. -Miratuar

8.      Projekt-Vendim: Mbi miratimin e transferimit të pasurive të paluajtshme me nr. 3/246, 3/247, 3/232, 46/11, 46/5, 46/7 dhe 5/173 në pronësi të Bashkisë Kuçovë. –Miratuar

9.      Informacion: Analiza e zbatimit të buxhetit për Bashkinë Kuçovë për periudhën Janar-Mars 2017.

10.  Informacion: Për rezultatet e veprimtarisë sportive të klubit shumë-sportesh "Naftëtari" për 2016 dhe masat e marra për realizimin e objektivave për vitin 2017.

11.  Informacion: Mbi gjendjen e qendrave shëndetësore në territorin e Bashkisë Kuçovë, si ofrohet shërbimi shëndetësor në fshatra, problematikat që ekzistojnë si dhe bashkëpunimi mes DSHP dhe Bashkisë Kuçovë.

12.  Informacion: Mbi gjendjen e objekteve në institucionet arsimore, masat e marra nga ZA-Kuçovë për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve arsimore dhe bazës materiale (banka, dyer, dritare) dhe masat e marra për shqetësime të ndryshme që lidhen me arsimin. –nuk u diskutua pasi mungonin përfaqësues të kësaj zyre.

13.  Informacion: Mbi rezultatet e arritura nga Drejtoria Juridike në zbatim të procedurave ligjore me të cilat është hasur Bashkia gjatë vitit 2016 e në vazhdim.

14.  Informacion: Mbi punën e bërë nga Agjensia e Shërbimit Komunal për mbledhjen e fidanëve për shtimin e gjelbërimit si edhe masat e marra për riparimin e rrugëve në të gjithë territorin e Bashkisë Kuçovë.

15.  Informacion: Mbi tokat bujqësore, pyjore dhe kullotat në territorin e Bashkisë Kuçovë dhe zbatimi i ligjit për dhënien me qera.

16.  Informacion: Mbi inventarin e pasurive të patundshme të Bashkisë Kuçovë.

17.  Informacion: Mbi monitorimin për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Bashkinë Kuçovë.

18.  Çështje të tjera: Ankesa e bërë nga drejtuesit e autoveturave taksi 8+1 vende.

 

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ