Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 25.10.2017

Kategorite

Filtro:

Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 25.10.2017

Ditën e Mërkur dt.25/10/2017, ora 11:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit, u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkisë Kuçovë me këtë rend dite:

Projekt-Vendim: Mbi miratimin për dhënien e Ndihmës Ekonomike, pagesës së kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1-31 Tetor 2017, PAK dhe Invalidët e Punës.

Projekt-Vendim: Mbi miratimin për dhënien e Ndihmës Ekonomike për rastet e Bashkisë për periudhën 1-31 Tetor 2017.

Projekt-Vendim: Ndryshim plani në buxhetin e vitit 2017.

Projekt-Vendim: Mbi sistemimin e planit në buxhetin e vitit 2017.

Projekt-Vendim: Për përfundimin e procedurave të privatizimit të banesave objekt i ligjit nr.7652, dt.23.11.1992 i ndryshuar dhe i ligjit nr.9321, dt.25.11.2004, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në ZVRPP.

Informacion: Mbi punësimet e bëra për profile të ndryshme punë dhe mbi bazën e specialiteteve që punë-kërkuesit kanë pasur si në ndërmarrjet shtetërore apo private, e dokumentuar sipas regjistrit të punë-kërkuesve.

Informacion: Mbi gjendjen e rrugëve rurale të njësive administrative Kuçovë dhe masat e marra për mirëmbajtjen e tyre.

Informacion: Mbi cilësinë e ofrimit të shërbimit shëndetësor parësor/ shëndetësor spitalor në qytetin tonë, si dhe masat e marra për të përmirësimin e këtyre shërbimeve në dobi të komunitetit.

Informacion: Si dhe sa janë realizuar investimet nga Bashkia Kuçovë për vitin 2017 si dhe projektet që priten të investohen gjatë kësaj periudhe.

Informacion: Mbi masat e marra për të garantuar bazën material të nevojshme, për të përballuar problemet që ka stina e dimrit në institucionet arsimore.

Informacion: Mbi shqetësimet e ngritura për zbatimin e projektit për segmentin rrugor Urë Vajgurore-Kuçovë-Dragot i financuar nga F.SH.ZH.

 

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
4567
8
e premte, dhjetor 8, 2017
910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ