Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 27 Shkurt

Kategorite

Filtro:

Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 27 Shkurt

Në datë 27 Shkurt u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak Kuçovë në prezencën e Kryetarit të Bashkisë z.Selfo Kapllani. Në katër projekt-vendimet e para u diskutua mbi ndihmën ekonomike dhe për pagesën e kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1-31 Janar 2017. Në radhët e këshillit bashkiak pati diskutime dhe debate për sa i takon kritereve të përzgjedhjes së familjeve që vendosen në skemën e ndihmës ekonomike. Por këto kritere janë të përcaktuara në ligjin përkatës dhe nga ana e drejtorisë përkatëse bëhen vetëm verifikimet mbi deklarimet e familjeve për situatën ekonomike të tyre.

Në projekt-vendimin "Mbi kategorizimin e nivelit të pagave të punonjësve të zgjedhur dhe të emëruar të punonjësve të administratës". Gjithashtu edhe ky projekt-vendim ngjalli debate mbi kategorizimin e pagave të sanitareve, me pretendimin se ky nivel pagese është më i lartë se ajo e punonjësve të Agjensisë së Shërbimit Komunal.

Një tjetër diskutim i gjatë u zhvillua nga anëtarët e këshillit për sa i takon problemeve që ka sjell ndërhyrja e kompanisë "Albstar" në rrugët dhe rrugicat e qytetit.  

Eventet

<prill 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
34
5
e mërkurë, prill 5, 2017
6789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ