Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 30.08.2017

Kategorite

Filtro:

Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 30.08.2017

​Zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak datë 30.08.2017, ora 11:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit me këtë rend dite.

Projekt-Vendim: Mbi miratimin për dhënien e Ndihmës Ekonomike, pagesës së kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1 - 31 Gusht 2017, PAK dhe Invalidët e Punës.

Projekt-Vendim: Mbi miratimin për dhënien e Ndihmës Ekonomike për rastet e Bashkisë për periudhën 1 - 31 Gusht 2017.

Projekt-Vendim: Mbi miratimin për heqje mandati për këshilltar bashkiak subjekti politik PS.

Projekt-Vendim: Për përcaktimin e pagës minimale të punonjësve administrative.

Projekt-Vendim: Ndryshim plani në buxhetin e vitit 2017.

Projekt-Vendim: Për dhënien e mendimit për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimin (kanalizime) e përpunimin e ujërave të ndotura (trajtimin) dhe tarifës fikse të shërbimit.

Informacion: Mbi punën e bërë nga Komisariati i Policisë Kuçovë, për parandalimin dhe goditjen e akteve kriminale, për garantimin e qetësisë dhe rendit publik në Kuçovë.

Informacion: Mbi shqetësimin për mos-furnizimin me ujë të pijshëm në lagje të ndryshme të qytetit, si edhe në disa fshatra në njësit administrative të Bashkisë Kuçovë, si dhe masat administrative për abuzuesit e ujit të pijshëm.

Informacion: Mbi masat e marra nga Agjensia e Shërbimeve Komunale për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore për fillimin e vitit të ri shkollor 2017-2018.

Informacion: Mbi ofrimin e shërbimit të vaditjes për fermerët e njësive administrative Perondi, Lumas, Kozare, sa janë shpenzuar dhe sa të ardhura janë arkëtuar nga ky shërbim i ofruar .

Informacion: Për marrjen e masave për vend depozitimin e mbeturinave urbane të Bashkisë Kuçovë, rrethimi e saj për eliminimin e djegies së mbeturinave.

Informacion: Për propozimin e ardhur nga OKDA mbi riemërtim rruge " Vasillaq Tanku ". Informacion i mbetur nga muaj i kaluar.

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ