Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mbledhja e Këshillit Bashkiak, datë 21 Gusht 2019

Kategorite

Filtro:

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, datë 21 Gusht 2019

Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak Kuçovë me këtë rend dite:

 

Projekt-Vendim: Për dhënien e Paaftësisë (PAK), Invalidët e Punës dhe kompensimit të energjisë elektrike, për periudhën Gusht 2019.

Projekt-Vendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike mbi përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% për periudhën Korrik 2019.

Projekt-Vendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike për rastet e bashkisë për periudhën korrik 2019.

Projekt-Vendim: Për dhënien e kompensimit të energjisë elektrike për familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi 6% për muajin Korrik 2019.

Projekt-Vendim: Për autorizimin e Kryetarit të Bashkisë z.Kreshnik Hajdari si përfaqësues i Bashkisë Kuçovë në Asamblenë e Përgjithshme të sh.a Ujësjellës Kanalizime Berat-Kuçovë.

Projekt-Vendim: Për një ndryshim në VKB nr.103 dt.22.12.2018 "Mbi kategorizimin e nivelit të pagave të punonjësve të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe të punonjësve administrative të Bashkisë dhe njësive të saj në varësi për vitin 2019".

Projekt-Vendim: Për përfundimin e procedurave të privatizimit të banesave, objekt i ligjit nr.7652 dt.23.12.1992 i ndryshuar dhe i ligjit nr.9321 dt.25.11.2004, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në ZVRPP.

Projekt-Vendim: Për miratimin e Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak Kuçovë.

Projekt-Vendim: Mbi ngritjen e Komisioneve të Përhershme të përbërë nga anëtarët e Këshillit Bashkiak Kuçovë.

Projekt-Vendim: Miratimin e Tematikës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak për periudhën Shtator - Dhjetor 2019.

Eventet

<shtator 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
234678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti


Buletini Informativ