Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mbledhja e Komisionit të Emergjencave Civile

Kategorite

Filtro:

Mbledhja e Komisionit të Emergjencave Civile

Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja me Komisionin Vendor të Emergjencave Civile në Bashkinë Kuçovë. Në këtë mbledhje të kryesuar nga Kryetari i Bashkisë z.Selfo Kapllani, merrnin pjesë gjithashtu Prefekti i Qarkut Berat z. Harilla Dafa, N/Prefekti i Kuçovës z. Sybi Shehu, drejtues të institucioneve vendore, administratorët e njësive, kryepleqtë e fshatrave, përfaqësues të stacionit të PMNZH-së dhe përfaqësues të drejtorive të Bashkisë.
Në këtë takim ndërinstitucional u vendos theksi së pari në bashkëpunimin e institucioneve, të cilat në çdo rast të vendosin në dispozicion stafet dhe mjetet e tyre. Gjithashtu marrjen e masave paraprake për të parandaluar çdo rast të emergjencave civile.

 

Në zbatim të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.8756, datë 26.03.2001 " Për Emergjencat Civile", në mbështetje të VKM-së nr. 655, datë 18.02.2002 " Për Ngritjen dhe Funksionimin e Sistemit Kombëtar të Planifikimit të Emergjencave Civile", në shtojcën rekomandime, germa B, pika 3 e këtij vendimi si edhe udhëzimit të Ministrive të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit nr.15, datë 10.07.2003 u krijua Komisioni Vendor i Emergjencave Civile për Bashkinë Kuçovë.

Më poshtë do të gjeni Komisionin Vendor të Emergjencave Civile si edhe Skemën e Lajmërimit të Emergjencave civile për Bashkinë Kuçovë dhe tre Njësitë Administrative. 

Skema e Lajmerimit per Emergjencat Civile 2018.pdf

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ