Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mbledhja jo e radhës e Këshillit Bashkiak datë 02.08.2019

Kategorite

Filtro:

Mbledhja jo e radhës e Këshillit Bashkiak datë 02.08.2019

Në ditën e sotme Këshilli Bashkiak Kuçovë zhvilloi mbledhjen jo të radhës në të cilën ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë Kuçovë z. Kreshnik Hajdari.

Në këtë mbledhje u diskutua dhe miratua projekt-vendimi " Për ndryshim plani në buxhetin 2019". Ky projekt-vendim konsiston në miratimin e vlerës së projektit " Rehabilitim/Përforcim banesash ekzistuese të familjeve në nevojë në vlerën 20 921 738 lekë".

Nga të cilat 15 691 303 lekë do të financohen nga buxheti i shtetit dhe 5 230 435 do të financohen nga fondet e bashkisë. Ky projekt është fituar prej Bashkisë Kuçovë pas thirrjes së bërë nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë mbi fondet për strehim për vitin 2019.

Projekti do të filloj së shpejti dhe prej tij pritet të përfitojnë 25 familje në nevojë të shpërndara në tre  njësitë administrative përfshirë edhe Bashkinë Kuçovë. 

Eventet

<qershor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345

Se shpejti


Buletini Informativ