Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mbledhja jo e radhes e Keshillit Bashkiak 12 Prill 2019

Kategorite

Filtro:

Mbledhja jo e radhes e Keshillit Bashkiak 12 Prill 2019

Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja jo e radhës  e Këshillit Bashkiak Kuçovë në të cilën u miratuan projekt-vendimet mbi ndihmën ekonomike dhe paaftësinë, projekt-vendimi mbi "Miratimin e ndryshimit të planit të buxhetit për vitin 2019". Ky ndryshim plani në buxhet përkon me shtesën e planit për pjesën e bashkëfinancimit të projektit  për rikonstruksionin e shkollës " 18 Tetori" në vlerën 13,064,744 lekë për vitin 2019.

Për mungesë votash në këshill kaloi për diskutim në mbledhjen tjetër të radhës projekt-vendimi "Për dhënien me qira, enfiteoze të pasurisë me nr. 64/15, vol 200, faqe 23, transferuar me V.K.M nr. 1323, datë 01.10.2008, në interes të të tretëve me qëllim rehabilitimin dhe zhvillimin e aktivitetit ekonomik sipas kërkesës së subjektit të interesuar", i cili konsistonte në hapjen e procedurave të ankandit publik për ndërtimin e projektit fotovoltaik me panele diellore. 

Eventet

<gusht 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
5678910
11
e diel, gusht 11, 2019
12131415161718
19202122232425
2627282930311
234678

Se shpejti


Buletini Informativ