Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Skuadra e Naftetarit arrin rezultate pozitive kete sezon futbolli

Kategorite

Filtro:

Skuadra e Naftetarit arrin rezultate pozitive kete sezon futbolli

"Naftëtari" vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive. Ndaj Butrintit kanë regjistruar fitoren e tretë radhazi. Realisht skuadra bardhë e zi pavarësisht dominimit dhe rasteve që ka krijuar në ndeshjen e fundit ka vuajtur jo pak në drejtimin të finalizimit. Megjithatë edhe ndeshja e fundit ka përfunduar me sukses për "Naftëtarët", të cilët duke përfituar dhe nga humbja e rivalit të drejtpërdrejtë e kanë thelluar akoma më shumë distancën tashmë në plus 7. Duket se skuadra e "Naftëtarit" është shumë afër ngjitjes në kategorinë e parë në mënyrë të drejtpërdrejtë pa ndihmën e ndeshjes shtesë. Ndërkohë skuadra pas fitores me Butrintin ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës ku pas pushimit të detyruar do të përballet ndaj Përmetit.

Pas fitores me Butrintin skuadra e "Naftëtarit" ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Përmetit. Në fakt java e ardhshme rezervon pushimin e detyruar për "Naftëtarin" ku gjithsesi sipas teknikut Kristaq Mile do të shfrytëzohet maksimalisht. Tekniku Mile thekson se pavarësisht shkëputjes nga rivali i drejtpërdrejtë ndeshjet e ardhshme duhen vlerësuar seriozisht. Kampionati vazhdon ku padyshim jemi të kënaqur me ecurinë dhe pozicionin në renditje të skuadrës. Momentalisht jemi brenda objektivit por ngelen akoma ndeshje për të kurorëzuar me sukses ngjitjen në kategorinë e parë.


 

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ