Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Ndertim Asfaltimi i rruges Cerrik Belsh Kucova Ura Vajgurore

Kategorite

Filtro:

Ndertim Asfaltimi i rruges Cerrik Belsh Kucova Ura Vajgurore

Jo më larg se dy javë më parë kanë nisur punimet për realizimin e projektit "Ndërtim Asfaltim i rrugës Cerrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore", segmenti Vlashuk-Ura Vajgurore si pjesë e territorit të Bashkisë Kuçovë. Ky investim është një marrëveshje midis Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Kuçovë. Në akt-marrëveshjen e firmosur nga dy përfaqësuesit e institucioneve z.Selfo Kapllani, Kryetarit të Bashkisë Kuçovë dhe z.Benet Beci, Drejtorit Ekzekutiv të FSHZH përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e secilës palë, për një mbarëvajtje sa më të mirë të realizimit të projektit. Punimet kryesore konsistojnë në punime nën bazë, shtresa asfaltime, vepra arti, sinjalistikë horizontale dhe vertikale, ndërtimi i kanalizimeve etj.

E vendosur në Shqipërinë Jugore, Kuçova qëndron në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Zona në të cilën përshihet projekti është zonë kodrinore, pjesërisht e thyer. Ky segment rrugore është propozuar të bëhet i ri në masën 90%. Për hartimin e projektit është përdorur Kodi Shqiptar Rrugor, Manuali shqiptar i projektimit te rrugëve, standardet italiane CNR dhe Eurokodi për strukturat.

Rruga e projektuar është pjesë e standardeve të projektimi të miratuara në vitin 2015 dhe i përket kategorisë C3. Ky segment rrugor ka një gjateso prej 4.5km dhe parashokiohet e kete nje gjeresi asfalti prej 7m me dy bankina anesore te veshura me 1.0m ne secilen ane.

Në basenet ujëmbledhës janë aplikuar kanale anësore, te cilët ne segmentet me pjerrësi gjatësore me te madhe se 5% këshillohet te aplikohen te veshura me beton.

Në një distancë jo më të madhe se 1km do të parashikohen vendqëndrime për secilin krah i cili do të shërbejë për të pushuar ose për ndonjë rast emergjence për përdoruesit e rrugës. Këto vendqëndrime mund të shfrytëzohen dhe si stacione autobusi nga linjat që shfrytëzojnë këtë segment rrugor.

Kjo rrugë do t'ju vijë në ndihmë jo vetëm banorëve të zonës por gjithashtu do të shërbejë si një udhë lidhëse ndërurbane. 




Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
4567
8
e premte, dhjetor 8, 2017
910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ