Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Për një Kuçovë të pastër, takim sensibilizues

Kategorite

Filtro:

Për një Kuçovë të pastër, takim sensibilizues

Së bashku për një Kuçovë më të pastër

Qendra për Qeverisje të Mirë me mbështetje financiare të Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe në bashkëpunim me disa shoqata në Kuçovë prezantuan gjatë ditës së sotme Koalicionin Qytetar për  Mjedisin në qytetin e Kuçovës. Ky koalicion është tashmë një strukturë e formalizuar e përhershme e cila ka për qëllim të mbledh dhe të artikuloj mendime dhe opinione të qytetarëve në lidhje me problematikat e mjedisit të këtë territor.

Në përmbushje të qëllimit është realizuar një anketim me pjesëmarrjen e 390 qytetarëve në një shtrirje në gjithë territorin e Bashkisë Kuçovë dhe me një pjesëmarrje nga grupmosha dhe nivele të ndryshme arsimore dhe ekonomike.

Gjatë këtij takimi u prezantuan pikërisht perceptimet e qytetarëve në lidhje me të gjitha problematikat e tyre për mjedisin. Në këto perceptime theksi u vendos tek kultura qytetare, pjesëmarrja e tyre në aktivitete vullnetare për pastrimin e qytetit dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet vendore. Midis të tjerash problematika qytetarët ishin shprehur se nuk ndiheshin të përfshirë në vendimmarrje që kanë të bëjnë me mjedisin dhe nuk kishin informacion të nevojshëm.

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë z. Selfo Kapllani pasi falënderoi të pranishmit dhe punën e realizuar vendosi theksin tek mjedisi me një rëndësi të veçantë  jetësore. Z. Kapllani shtoi më tej se ; "  Duhet kuptuar, se një mjedis i shëndetshëm nuk mjaftohet vetëm me pastrimin e qytetit por mbi të gjitha me rehabilitimin e zonave tashmë të ndotura industriale. Për këtë vlen të theksojmë edhe bashkëpunimin e nevojshëm me qeverinë, për rehabilitimin e zonës industriale të ish-Tecit. Dy dëgjesa publike janë realizuar vetëm para dy vitesh në Bashkinë Kuçovë për mjedisin në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor, me pjesëmarrje të komisionit qytetar dhe thirrje të gjithë qytetarëve për të qen të pranishëm. Midis të tjerash në të gjitha projektet e bashkisë për rikualifikimin urban të zonave të qytetit, përmend këtu atë të lagjes "11 Janari" dhe "1 Maj" në të cilin  është duke u punuar, 30% e vlerës së investimit ka shkuar për shtimin e hapësirave të gjelbra. 

Gjithashtu z.Kapllani ndau me të pranishmit lajmin e mirë se Bashkia Kuçovë në bashkëpunim me Qeverinë Zviceriane është e para bashki e cila ka firmosur marrëveshjen për Landfillin që do të ndërtohet në zonën aktuale të depozitimit të mbetjeve. Gjithë ky projekt do të insistoi në rehabilitimin e mbetjeve ekzistuese dhe mirëmbajtjen e fushës së depozitimit të mbetjeve.

Gjithashtu në këtë takim i pranishëm z. Gjergji Mihali Kryetar i Këshillit Bashkiak Kuçovë por në të njëjtën kohë edhe drejtori i Ndërmarrjes së Përpunimit të Naftës Kuçovë, siguroi se janë marrë të gjitha masat që jo vetëm të sistemohen zonat e ndotura por edhe të eliminohet ndotja që vjen nga aktivitetit i  puseve të naftës.

Sigurisht mjedisi është një temë e gjerë dhe pati shumë diskutime në të cilat theksi u vendos tek ndërgjegjësimi i komunitetit.

Ndërgjegjësimi i komunitetit fillon nga ndërgjegjësimi individual i secilit prej nesh. Ndaj si shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit duhet të jemi aktivë dhe të luajmë një rol thelbësor në mbajtjen pastër të ambienteve të përbashkëta.

 

 

 

Eventet

<qershor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ