Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Perkujtohet 1-vjetori i renies se Deshmorit te Atdheut Donald Hoxha

Kategorite

Filtro:

Perkujtohet 1-vjetori i renies se Deshmorit te Atdheut Donald Hoxha

Gjatë ditës së sotme u zhvillua ceremonia e përkujtimit dhe nderimit të Dëshmorit të Atdheut dhe Qytetar Nderi të Kuçovës Donald Hoxhës, i cili ra në krye të detyrës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zëvendësministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi, Komandanti i Forcave Ajrore z.Vladimir Avdiaj, N/Kryetarët e Bashkisë z.Ilirjan LLangozi dhe z.Shpëtim Nishani, familjarët e Donaldit, të afërm, koleg të tij dhe punonjës të administratës së Bashkisë. Ceremonia nisi me Himnin Kombëtar dhe fjalën e e hapi z.Vladimir Avdiaj. I cili shprehu ngushëllimet familjes së Donalidit.

Përfaqësuesi i Bashkisë Kuçovë N/Kryetari z.Ilirjan Llangozi në fjalën e tij e cilësoi këtë ditë të dhimbshme jo vetëm për familjen e Donaldit por për gjithë banorët e qytetit. ata humbën djalin e tyre, një djalë me virtyte të larta dhe me pasion të madh për punën e tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar ndër breza të tërë. Më tej u vlerësuan sakrificat dhe përkushtimi i Donaldit në punën e tij.  Pas fjalës edhe të zëvendësministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi, u vendosën kurora në bustin e tij. Në fund të ceremonisë u bë një vizitë zyrtare në familjen e dëshmorit nga përfaqësues të ministrisë së mbrojtjes, forcave të armatosura si dhe Bashkisë Kuçovë



Eventet

<prill 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
34
5
e mërkurë, prill 5, 2017
6789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ