Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Përkujtohet 20-Vjetori i rënies së "Dëshmorit të Atdheut" Astrit Suli

Kategorite

Filtro:

Përkujtohet 20-Vjetori i rënies së "Dëshmorit të Atdheut" Astrit Suli

Gjatë ditës së sotme të 27 Majit, 20-Vjetorit të rënies së "Dëshmorit të Atdheut" Astrit Suli u zhvillua një aktivitet përkujtimor në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë Kuçovë z. Selfo Kapllani, Ambasadori i Kosovës z.Sylë Ukshini, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorit, përfaqësues nga Organizata e Familje të Dëshmorëve, drejtues të organeve të pushtetit vendor, stafi i bashkisë si edhe qytetarë.

Në fjalën e tij z.Kapllani midis të tjerash theksoi: " Ne jemi mbledhur sot pranë këtij busti të dëshmorit Astrit Suli për të vlerësuar aktin e tij heroik në një luftë mbarëkombëtare siç ishte ajo e Kosovës në vitin 1999. "Dëshmorët e Atdheut"- si thotë edhe shkrimtari i madh Dritëro Agolli, kanë ditë lindje, kanë edhe ditë rënie, por nuk kanë ditë vdekje. Ata janë përfshirë në histori si njerëz të përjetshëm. Njerëzit nuk vdesin kur varrosen ata vdesin kur harrohen. Por për aq kohë sa kombi shqiptarë do të ketë jetë, vepra e tyre do të triumfojë dhe emrat e tyre do të valëviten nën flamurin kuq e zi."

Astrit Suli ka lindur në fshatin Luzaj në Njësinë Administartive Lumas, më 15 Prill 1976. Si shumë të rinj ai mori rrugën e mërgimit për të punuar në Spartë të Greqisë.

Por kur dëbimi me forcë nga trojet e tyre të popullit të Kosovës po bëhej gjithnjë edhe më i padurueshëm, Astriti me vullnetit e tij të plotë edhe të lirë iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 27 Maj 1999, plot 20 vite më parë, kur forcat serbe po tërhiqeshin në panik dhe forcat e Brigadës po marshonin përpara, nën krismat e pushkëve, ra për të mos vdekur kurrë Heroi i Kombit tonë Astrit Suli.

Astrit Suli, sikurse edhe e komunikoi Ambasadori i Kosovës, z.Ukshini, do të shpallet Hero i Kosovës. Kjo do të komunikohet prej Presidentit të Republikës së Kosovës z.  Hashim Thaçi në ditët në vijim.

Astriti ashtu sikurse edhe shumë dëshmorë të rënë në luftën e Kosovës janë Heronjtë e Kombit tonë, sikurse ne shqiptarët jemi një Komb. Ajo çka pushtuesit e huaj nisën për të na ndarë na bashkoi edhe më shumë.

Lavdi Veprës së Dëshmorit të Atdheut, Lavdi Jetës dhe Sakrificës së Heroit Kombëtar, Lavdi Astrit Sulit.

 

Eventet

<tetor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617
18
e premte, tetor 18, 2019
1920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ