Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Perurimi i Bibliotekes

Kategorite

Filtro:

Perurimi i Bibliotekes

Në ditën botërore të librit 23 Prill përuruam zyrtarisht  ambientet e reja të bibliotekës së qytetit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Drejtori i Programit të Zhvillimit të Rajoneve z.Carl Heller, Kryetari i Bashkisë Kuçovë z.Selfo Kapllani, përfaqësues nga shoqatat civile, komisioni qytetar, nxënës të shkollave, stafi i bashkisë dhe fëmijët e kopshtit "1 Qershori" si edhe qytetarë dhe lexues të rregullt të kësaj biblioteke.

Ambientet e reja të bibliotekës u realizuan nga projekti i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Agjensia Austriake për Zhvillim.  Një vit më parë Bashkia Kuçovë iu përgjigjes thirrjes së Skemës Pilote të Rajonale të Granteve me projektin për ndërtimin/shtesë kati të bibliotekës "Feniks". Ashtu sikurse u shpreh edhe z.Heller, ky ishte një nga projektet më të mirë-prezantuara dhe teknikisht më i realizuari nga gjithë projektet e aplikuara. Marrja e këtij projekti është pa diskutim kontribut dhe arritje e stafit dhe Kryetarit të Bashkisë z.Kapllani, për insistimin dhe realizimin e tij deri në finalizim.

Finalizimi i këtij projekti konsistoi në një sallë të re multifunksionale me sipërfaqe 130m2 dhe ambiente depozitimi dhe katalogimi të librave me sipërfaqe 60m2.

Sigurisht që Bashkia Kucovë mund të aplikonte në këtë grant me shumë e shumë projekte të tjera por një ndër arsyet përse u përzgjodh që të aplikonim për projektin e bibliotekës ishte vet fakti se me reformën e re territoriale Bashkia Kuçovë është rritur jo vetëm në sipërfaqe por edhe me numër banorësh. Këto ndryshime sollën nevojën e zgjerimit të shërbimeve cilësore në arsim dhe kulturë. Në dy vitet e fundit biblioteka ka qenë e detyruar në rrisë në 35% volumin e titujve në dispozicion të kërkuesve.

Aktualisht numri i frekuentuesve të rregullt ka arritur në 11444, numri i anëtarëve në 1129, numri i përdoruesve të sallës në 245 dhe numri i përdoruesve të internetit në 227. Shifra këto që e kanë bërë realizimin e një projekti të tillë shumë të domosdoshëm.

Eventin e këtij përurimi e hapën fëmijët e mrekullueshëm të kopshtit " 1 Qershori", të cilët nën kujdesin e veçantë të mësuese Bonës, Anjëzës dhe Drejtoreshës së kopshtit znj. Pavliana Kajo performuan me vallëzim dhe në përfundim të aktivitetit me një valle popullore shqiptare.

Sigurisht nuk mungoi as vëmendja ndaj Ditës Botërore të Librit, me rastin e së cilës ashtu sikurse është bërë tashmë një traditë, u realizua një konkurs në prozë dhe poezi midis nxënësve të shkollave, vlerësuar nga një juri më në krye profesorin e letërsisë Neim Zhuri.

Fituesve të çmimeve të tretë, dytë dhe çmimit të parë iu dorëzua një certifikate dhe një dhuratë simbolike nga ana e stafit të kësaj biblioteke.

Qëllimi i gjithë këtij projekti ishte padyshim të krijonim kushte më të mira leximi por edhe të nxisnim më tej dëshirën për të frekuentuar shtëpinë e librit. Ndaj ftojmë sa më shumë qytetarë të bëhen pjesë e kësaj biblioteke dhe pse jo të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vlerave artistike dhe kulturore të këtij qyteti.

Eventet

<shtator 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
234678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti


Buletini Informativ