Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Prezantimi i Projektit, Une kam qene qytetar i qytetit Stalin

Kategorite

Filtro:

Prezantimi i Projektit, Une kam qene qytetar i qytetit Stalin

​​​

    Ditën e sotme në mjediset e Bibliotekës Publike "Feniks" u zhvillua një takim me qytetarë të pesë qyteteve të Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë dhe gjithashtu qytetit të Kuçovës, që në Periudhën Staliniste kanë mbajtur emrin "Qytet Stalin". Ky projekt i mbështetur nga Muzeu Kombëtar mban emrin "Unë kam qenë qytetar i qytetit Stalin". Fjalën përshëndetëse për të nderuar të pranishmit e mbajti Kryetari i Bashkisë z.Selfo Kapllani i cili falënderoi pjesëmarrësit dhe prezantoi shkurtimisht historikun e këtij qyteti. Po ashtu edhe përfaqësuesit e qyteteve të tjera realizuan prezantimin e historisë së qyteteve të tyre.

    Në Bullgari emrin qytet Stalin për rreth 7 vjet e ka mbajtur qyteti i Varnës, në Hungari për rreth 10 vjet emrin qytet Stalin e ka mbajtur Dunaujvaros, në Poloni qyteti i Katowicës për rreth 3 vjet dhe në Rumani qyteti  Brasov. Ky dialog i hapur për të shkuarën shërbeu për të kuptuar se çfarë ishte ajo dhe se si ndikoi në jetesën e qytetarëve. Çfarë ndryshimesh dhe ngjashmëri kanë këto pesë qytete me njëra tjetrën. Pas këtij takimi të shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë, përfaqësuesit e këtij projekti vizituan disa prej objekteve kulturore dhe historike të qytetit të Kuçovës ose ndryshe ish qytetit Stalin.

Eventet

<janar 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1
e hënë, janar 1, 2018
2
e martë, janar 2, 2018
34567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ