Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Prezantimi i skemes se re te ndihmes ekonomike

Kategorite

Filtro:

Prezantimi i skemes se re te ndihmes ekonomike

Në kuadër të prezantimit të skemës së re të ndihmës ekonomike po realizohen takime me qytetarë nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Berat dhe Drejtoria e Sherbimit Social Kuçovë.

Takimi i parë u zhvillua në Njësinë Administrative  Lumas ku banorët u informuan mbi Ligjin e Ri të ndihmës ekonomike.

Gjithashtu është zhvilluar edhe takim me banorët e qytetit të Kuçovës.

 Sipas kësaj skeme të re bazuar në VKM nr. 955, datë 07.12.2016  "Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike" i cili hyn në fuqi më 1 Janar 2018, anëtarët madhorë të familjes duhet të paraqiten çdo tre muaj pranë administratorit shoqëror për të deklaruar mbi gjëndjen social-ekonomike të familjes.  Në këtë vendim përcaktohen qartë kategoritë që përfitojnë si edhe rastet kur përjashtohen nga kjo skemë.

Më poshtë po paraqesim informcioin e detajuar në lidhje me këtë vendim:

 

1-KUSH MUND TË MARRË NDIHMË EKONOMIKE?
Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, jetimet të cilët nuk janë në institucione;
Prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh që u përkasin familjeve në nevojë (trinjakë, katernjakë, pesenjakë);
Jetimët të cilët nuk janë në institucione;
Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;
Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërise së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

2-ÇFARË DOKUMENTASH DUHET TË DORËZONI BASHKË ME APLIKIMIN E PARE PER NDIHME EKONOMIKE?
Nëse je familje në nevojë:Kartën e identitetit dhe dokumentin e pronësisë;
Prindërit me trinjakë, katërnjakë,pesënjakë:
Kartën e identitetit dhe dokumentin e pronësisë;
Jetimët:Kartën e identitetit dhe kopjen e statusit të jetimit;
Viktimë trafikimi:Kartën e identitetit dhe vërtetimin e trajtimit ne institucionet e përkujdesjes shoqërore;
Viktimat e dhunës në marrdhëniet familjare:Kartën e identitetit dhe Urdhërin e Mbrojtjes/Urdherin e Menjëhershëm të Mbrojtjes.Në rastet kur bashkëshortet janë në proçes zgjidhjeje martesë dhe ende nuk ka një vendim gjykatë të formës së prerë, aplikimi bëhet veçmas për secilin bashkëshort.Në këtë rast duhet që të dorëzohet edhe vërtetimi i gjykatës që bashkëshortët janë në proçes zgjidhjeje martesore.

3-KUR DUHET BËRË APLIKIMI FILLESTARE?
Aplikimi behet nga data 1-10 te cdo muaji. Ne rast se aplikimi plotësohet mbas 10 (dhjetë) ditëve të para ajo ruhet dhe bëhet e vlefshme për muajin pasardhës.

4-KU DUHET TË DREJTOHENI PËR TË KËRKUAR NDIHMËN EKONOMIKE?
Aplikimi bëhet nga kryefamiljari dhe bashkëshortja pranë njësisë administrative ku jetoni dhe keni gjendjen civile.Punonjësi përgjegjës për kryerjen e aplikimit dhe marrjen e dokumentacionit tuaj është administratori shoqëror.

5-ÇFARË PËRMBAN APLIKIMI?
Aplikimi përmban një sërë pyetjesh, të cilat kane për qëllim vlerësimin e gjendjes reale ekonomike.Këto pyetje kanë të bëjnë me numrin e antarëve të familjes, arsimimin dhe punësimin e tyre,llojin e banesës,pasuritë dhe objekte të tjera në pronësi, si dhe të ardhurat.

6-A VERIFIKOHEN DOKUMENTET DHE INFORMACIONET QË JEPET GJATË PLOTËSIMIT TE APLIKIMIT?
Po, informacioni i dhënë gjatë plotësimit të aplikimit verifikohet në mënyrë elektronike me institucionet e tjera shtetërore, si dhe fizikisht në vendbanim kur futen për herë të parë dhe dy herë në vit.

7-PO KUR KA MUNGESA NË DOKUMENTET OSE NË PLOTËSIMIN E APLIKIMIT PËR HERË TË PARË?
Administratori shoqëror ju njofton për dokumentacionin e munguar dhe mban aplikimin dhe dokumentet shoqëruese deri në 30 ditë, në mënyrë që aplikuesi të ketë mundësi te plotësojë dokumentacionin. Nese dokumentacioni nuk plotësohet në kohë aplikimi anullohet.

8-KUR PËRJASHTOHESH NGA NDIHMA EKONOMIKE?
Nga Ndihma Ekonomike mund të përjashtohen nëse: 
Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes me përjashtim të rastit vajzë –nënë;
Nuk tërheq në kohë ndihmën ekonomike;
Refuzon verifikimin e situates Social-ekonomike në familje;
Fsheh informacionin. Kryen deklarim të rreme dhe nuk deklaron ndryshimet e situatës social-ekonomike;
Refuzon përfshirjen në kurset e formimit profesional ose ofertat e përshtatshmete zyrave të punës dhe nuk rezultojnë punëkërkues të papunë, apo të vetpunësuar pranë zyrave të punës.

9-SI LAJMEROHESH NESE JE PERZGJEDHUR?
Ju mund të kërkoni informacionin për pranimin apo refuzimin e saj pranë bashkisë tuaj, në përfundim të muajit për të cilin aplikimi juaj është i vlefshëm.

10-KUSH KA TË DREJTË TË TËRHEQE PAGESËN E NDIHMËS EKONOMIKE?
Pagesa e Ndihmës Ekonomike tërhiqet dhe merret në dorëzim nga bashkëshortja e familjes në nevojë dhe nga vetë individi në nevojë pranë zyrave të postës ose sporteleve të bankave.

11-ÇFARË DUHET BËRË PËR TË VAZHDUAR MARRJEN E NDIHMËS EKONOMIKE MBASE JE PËRZGJEDHUR?
Të dy bashkëshortët duhet të paraqiten cdo 3(tre) muaj pranë administratorit shoqëror për të plotësuar deklaratën, mbi çdo ndryshim të situatës së tyre, nëse ka ndryshuar.

12-PO NËSE NDRYSHOHET VENDBANIMI?
Në rastet kur ju ose familja juaj ndryshoni vendbanimin, krahas ndryshimit të gjendjes civile, transferohet edhe dosja e ndihmës ekonomike në bashkinë ose njësinë administrative të re.

13-A MUNDET TË KETË BONUESE NJË FAMILJE QË PËRFITON NDIHMË EKONOMIKE?

Po, për çdo fëmijë që ndjek arsimin e detyrueshëm dhe për çdo vaksinë të kryer, ka një pagesë shtesë.

14-A MUND TË ANKOHESH NËSE NUK PËRZGJIDHESH?
Po, fillimisht duhet bërë animimi administrative pranë bashkisë dhe në rast se nuk gjeni zgjidhje, ju keni të drejtë të ankimoni pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.Pas animimit administrative çdokush ka të drejtën e animimit pranë Gjykatës Administrative.

 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
4567
8
e premte, dhjetor 8, 2017
910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1
e hënë, janar 1, 2018
2
e martë, janar 2, 2018
34567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ