Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Programi i Bursave te Studimit per vitin shkollor 2017-2018

Kategorite

Filtro:

Programi i Bursave te Studimit per vitin shkollor 2017-2018

    

     Studentet e viteve të para të Shkollave të Larta dhe nxënësit  e viteve të para të Shkollave të Mesme, që kërkojnë burse për vitin shkollor 2017-2018, të paraqesin brenda datave 15 Tetor-15 Nëntor 2016 pranë Drejtorisë së Qendrës Ekonomike të Arsimit të Bashkisë Kuçovë këto dokumente:

1-Kërkese për bursë nga  kandidati/kandidatja.

2-Fotokopje të kartës së identitetit.

3-Çertifikatë familjare.

4-Formulari i Deklaratës që plotësohet nga kryefamiljari i kandidatit/kandidates për bursë, mbi deklarimin në përgjegjësinë e tij të të ardhurave financiare të familjes.

5-Vërtetim nga Fakulteti ku studenti/studentja është regjistruar për vazhdimin e shkollës.

6-Vërtetim nga qendra e punës mbi të ardhurat financiare për personat e familjes që janë në marrëdhënie pune.

7- Vërtetim nga shkolla për personat e familjes që vazhdojnë shkollën dhe përfitojnë bursë ose jo nga shteti.

8-Vërtetim nga zyra e punës për të papunët.

9-Vërtetim nga dega e tatim-taksave nëse ushtron ose jo ndonjë aktivitet privat.

10-Vërtetim nga sigurimet shoqërore për të ardhurat nga pensionet.

11-Vërtetim nga kadastra nëse keni apo jo tokë në pronësi.

12-Vërtetim nga inspektorati automjeteve nëse keni apo jo automjet në pronësi.

13- Vërtetim nga  Drejtoria e  Ndihmës Ekonomike në Bashkia nëse merrni ndihmë ekonomike.

14-Fotokopje e dëftesës së Shkollës së  Mesme.

Shënim: Nuk  do të pranohen vërtetime pa numër protokolli të subjekteve që i lëshojnë ato.

Për më shumë informacion drejtohuni pranë zyrës së Drejtorisë së Qendrës Ekonomike në Bashkinë Kuçovë.

 

Drejtoria e Qendrës Ekonomike e Arsimit

Bashkia  Kuçovë

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
1617
18
e mërkurë, tetor 18, 2017
19202122
23242526272829
3031123
4
e shtunë, nëntor 4, 2017
5

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ