Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Projekti per Biblioteken "Feniks"

Kategorite

Filtro:

Projekti per Biblioteken "Feniks"

​​

Punimet për katin shtesë të bibliotekës së qytetit sapo kanë përfunduar. Ky projekt arrin vlerën 5.984.822 lekë (pa TVSH). Burimi i financimit është Programi për Zhvillimin Rajonal Shqipëri dhe punimet u realizuan nga "Zdravo" sh.pk.

Qëllimi dhe rëndësia e bibliotekës për ruajtjen dhe zhvillimin e leximit duke e pasuruar më tej me tituj librash të rinj, zhvillimin e aktiviteteve kulturore si edhe zhvillimin e ekspozitave dhe veprimtarive të ndryshme tashmë do të marrë një hov të ri. Së shpejti kjo bibliotekë do të hap dyer për të gjithë të pasionuarit pas leximit, kulturës dhe artit.

Punonjësit e Agjensisë së Shërbimit Komunal pranë Bashkisë Kuçovë janë duke përfunduar dhe sistemuar ambientet e brendshme të bibliotekës për ditën finale, atë të inaugurimit të saj më datën 2 Prill. Për të parë nga afër ecurinë e përgatitjeve Kryetari i Bashkisë z.Selfo Kapllani vizitoi nga afër këto ambiente. Dita e inaugurimit përkon me Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe stafi i kësaj biblioteke drejtuar prej Drejtoreshës së Kulturës znj.Klodiana Misto po ndërmerr të gjitha masat për realizimin e një eventi dinjitoz.

"Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos lexosh"- Joseph Brodsky




Eventet

<qershor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ