Sot ndoqa nga afër punimet për rehabilitimin e sheshit të shkollës "18
Tetori".Rehabilitimi do të realizohet pjesërisht nga Ndërmarrja e
Shërbimit Komunal pranë Bashkisë Kuçove dhe pjesërisht me kontraktor
private.
Rehabilitimi nuk ishte parashikuar në projektin fillestar
të ndërtimit të shkollës dhe po financohet nga Bashkia Kuçove me të
ardhurat e veta.Rehabilitimi përfshinë ndërtim e një fushe futbolli,një
fushe basketbolli,ndërtimin e mureve rrethues dhe sistemimin e sheshit
përballë shkollës.