Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rikonstruksioni i rrugës "Enver Bregu" në fshatin Tapi

Kategorite

Filtro:

Rikonstruksioni i rrugës "Enver Bregu" në fshatin Tapi

Në kuadër të zhvillimeve ekonomiko-shoqërore dhe kërkesave urbane për përmirësimin e rrjetit rrugor Bashkia Kuçovë ka realizuar rikonstruksionin e rrugës "Enver Bregu" në fshatin Tapi, Njësia Administrative Perondi. Kjo është një ndër rrugët kryesore që shërben për lidhjen e vazhdimësisë së rrugëve të tjera të kësaj zone.

Punimet u kryen nga operatori ekonomik "FLED" sh.p.k dhe vlera e këtyre punimeve të cilat arrijnë vlerën 29 461 240 (njëzet e nëntë milion e katërqind e gjashtëdhjetë e një mijë e dyqind e dyzet) lekë pa tvsh u mbulua totalisht nga fondet e Bashkisë.   

Kjo rrugë e cila u vjen në ndihmë gjithë banorëve të zonës ka një gjatësi prej 840ml dhe gjerësi 6m, me trotuar nga njëra anë me gjerësi 1.5m.  Rikonstruksioni i kësaj rruge përfshin edhe 43 shtylla ndriçimi dhe 124 pemë të mbjella.


 

 

Eventet

<prill 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
151617181920
21
e diel, prill 21, 2019
222324252627
28
e diel, prill 28, 2019
2930
1
e mërkurë, maj 1, 2019
2345

Se shpejti


Buletini Informativ