Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rikualifikimi Urban i Lagjes nr.2, Blloku "1 Maj"

Kategorite

Filtro:

Rikualifikimi Urban i Lagjes nr.2, Blloku "1 Maj"

Me një vlerë prej 88 015 860( tetëdhjetë e tetë milion e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë  ) lekë nga fondet e Bashkisë Kuçovë do të realizohet projekti " Rikualifikimi Urban i Lagjes nr.2, Blloku " 1 Maj"", i cili përfshin rikonstruksionin e 3 (tre) rrugëve, "Sherif Toptani", "Dora D'Istria" dhe "Vasillaq Tanku". Ky projekt ishte një prej prioriteteve të listës së investimeve të Bashkisë Kuçovë për vitin 2018.

Gjatësia totale e segmentit rrugor është 1220 ml dhe parashikimi i gjerësisë është 6m, me trotuare nga të dy krahët e rrugës. Gjithashtu nuk do të mungojë ndriçimi dhe gjelbërimi në segmentin rrugor. 

Punimet po realizohen prej operatorëve ekonomik " Besta" sh.p.k dhe "Arkonstudio" sh.p.k dhe afati për ekzekutimin e tyre do të jetë 6 muaj nga data e fillimit.

Nëpërmjet këtij investimi do të arrihet zhvillimi urban i zonës që për rrjedhojë do të rrisë cilësinë e shërbimeve infrastrukturore për banorët e kësaj zone.




 

Eventet

<prill 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728293031
1234567
891011121314
151617181920
21
e diel, prill 21, 2019
222324252627
28
e diel, prill 28, 2019
2930
1
e mërkurë, maj 1, 2019
2345

Se shpejti


Buletini Informativ