Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rikualifikimi Urban i lagjes nr.1, blloku 11 Janari

Kategorite

Filtro:

Rikualifikimi Urban i lagjes nr.1, blloku 11 Janari

    Projekti "Rikualifikimi Urban i lagjes nr.1, blloku "11 Janari", tashmë është drejt përfundimit. Ky investim i cili përfshin rehabilitimin dhe zhvillimin e lagjes më të vjetër të Kuçovës ka një vlerë prej 120 316 298 lekë (pa tvsh). Përfshin rikualifikimin e tre rrugëve "Isa Boletini", "Toli Shuko" dhe rrugës "Koço Koleci".  Investimi realizohet nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve dhe Bashkia Kuçovë merr përsipër koston për mirëmbajtjen e projektit pas implementimit të tij.

    Gjatë intervistës së sotme me gazetaren Mimoza Sinanaj Kryetari i Bashkisë Kuçovë z. Selfo Kapllani midis të tjerash u shpreh: " Rikualifikimi urban i kësaj zone do t'i jap një tjetër dimension kësaj lagje. Dhe do t'ju vijë në ndihmë më shumë se 1290 familjeve. Por ky investim nuk është i vetmi në Bashkinë Kuçovë, rikualifikimi i segmentit rrugor "Ura Vajgurore-Vlashuk", pjesë e territorit të Bashkisë Kuçovë është një tjetër investim i cili do t'i jap një tjetër rëndësi dhe zhvillim këtij qyteti. Sapo kanë përfunduar terrenet sportive përkatësisht në shkollën "28 Nëntori" dhe në shkollën " Dëshmorët e Kombit".  Dhe të tjera investime janë prioritet për bashkinë. Duke mos lënë pas as njësitë administrative. Në njësinë administrative Kozare kemi mbaruar projektin dhe presim investimin për rrugën që lidhë fshatin e Fier-Mimarit me qendrën e Kozares. Në njësinë administrative Perondi është parashikuar rruga që lidhë këtë zonë me Lapardhanë. Dhe në njësinë administrative Lumas është parashikuar ndërtimi i urës në fshatin Bardhanj. Rehabilitimi i zonës industriale të TEC dhe rehabilitimi mjedisor i ish-zonës së naftës janë të tjera prioriteti për bashkinë. Por këto investime e tejkalojnë mundësinë financiare të bashkisë ndaj kërkohet patjetër ndërhyrja e qeverisë me fondet përkatëse."  

 

  


Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
4567
8
e premte, dhjetor 8, 2017
910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ