Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rikualifikimi i rruges se lagjes 11 Janari

Kategorite

Filtro:

Rikualifikimi i rruges se lagjes 11 Janari

Prej më shumë se një javë kanë nisur punimet për rikualifikimin e rrugës në lagjen nr.1, blloku "11 Janari".  Ky investim përfshin rehabilitimin dhe zhvillimin e lagjes më të vjetër të Kuçovës, nëpërmjet rikualifikimit të tre rrugëve së bashku, rruges  "Isa Boletini", rruga "Toli Shuko" dhe rruga "Koço Koleci" me një gjatësi totale prej 1390 m/l.

Këto rrugë ndodheshin në gjendje teje të amortizuara pasi nuk ishte kryer asnjë investim. Si rrjedhojë kjo ka ndikuar negativisht në zhvillimin urban të gjithë zonës. Prandaj rikualifikimi urban i kësaj rruge do ti japë një zhvillim një zone prej më shumë se 8800 banorë dhe do t'ju vijë ne ndihmë më shumë se 1290 familjeve.

Në këtë projekt përfshihen, sistemim/asfaltim i rrugës, ndërtimi i trotuareve në të dyja anët e rrugës, ndriçim/gjelbërimi, sistemim i ujërave të shiut dhe sistemim i ujërave të zeza. Ky investim i cili realizohet nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve kap shifrën 147 336 682 lekë me tvsh dhe Bashkia Kuçovë merr përsipër koston për mirëmbajtjen e projektit mbas implementimit të tij.  Punimet po realizohen nga kompania "Besta" sh.p.k dhe do të zgjasin 12 muaj nga dita e fillimit. 



Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
4567
8
e premte, dhjetor 8, 2017
910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ