Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim informues ne kuader te transparences se Buxhetit te Bashkise

Kategorite

Filtro:

Takim informues ne kuader te transparences se Buxhetit te Bashkise

Në përmbyllje të vlerësimit PEFA që PLGP/USAID bëri për bashkinë Kuçovë si edhe në bashkëpunim me stafin e Bashkisë, është përgatitur një Guidë-Udhëzues për Buxhetin e Bashkisë për vitin 2017 nga ekspertët e USAID. Për këtë arsye u realizua një takim informues me stafin e Bashkisë dhe anëtarët e Komisionit Qytetar.

Gjatë prezantimit u vu theksi në faktin se buxheti i vitit 2017, parashikon të ulë kostot administrative të Bashkisë me rreth 11% për t'i adresuar këto para në shërbime më cilësore për qytetarët.

Në këtë guidë-udhëzues përcaktohet cilat janë objektivat e Bashkisë për vitin 2017, të cilat janë: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomiko-social, zhvillimi i infrastrukturës rajonale, menaxhimi i qëndrueshëm mjedisor si edhe komunitet i shëndoshë dhe me jetë të mirë.

Më e rëndësishmja e kësaj guide-udhëzues është përcaktimi se nga vijnë fondet e bashkisë dhe se si përdoren ato. Ky udhëzues do t'ju vijë në ndihmë jo vetëm bizneseve por edhe qytetarëve për të kuptuar më mirë se si planifikohet, miratohet, kontrollohet dhe zbatohet buxheti i bashkisë.  

  Lexo më shumë rreth Guidë-Udhëzuesit të Buxhetit të Bashkisë Kuçovë

Bashkia Kucove_Buxheti i Qytetareve_Udhezues.pdf

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
1617
18
e mërkurë, tetor 18, 2017
19202122
23242526272829
3031123
4
e shtunë, nëntor 4, 2017
5

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ