Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim mbi projektin e Menaxhimit te Integruar te Mbetjeve ne Bashkine Kucove

Kategorite

Filtro:

Takim mbi projektin e Menaxhimit te Integruar te Mbetjeve ne Bashkine Kucove

Në ambientet e bashkisë u zhvillua një takim me qëllim prezantimin e projektit "Monitorimi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve", nga Qendra për Qeverisje të Mirë. Kjo organizatë ka si qëllim të kryej studime kërkimore, trajtim dhe përpunim të dhënash, prodhime raportesh, botime, shërbim konsulentë kryesisht në fusha studimi për qeverisjen të mirë.

Kjo organizatë në bashkëpunim me katër shoqata jo qeveritare me seli në Kuçovë me mbështjen e Lëviz Albania, nëpërmjet këtij projekti kërkon të monitorojë menaxhimin e integruar e mbetjeve në Bashkinë Kuçovë, i cili do të bazohet tek shqyrtimi i pavarur i efiçencës dhe efektivitetit të njësive apo strukturave në nivel bashkie, i programeve dhe planeve të tyre si edhe i realizimit të funksionit si në aspektin sasior edhe në atë cilësor.

Në këtë takim u prezantua raporti raporti  i cili ka nxjerrë problematikën bazuar në krahasimin e të dhënave që kanë ardhur nga tre drejtime: të dhënat zyrtare të përfituara prej bashkisë, të dhënat prej grupit të verifikimit dhe të dhënat nga anketimi i banorëve. Raporti u shoqërua gjithashtu me propozime për të përmirësuar situatën e MIM në territorin e Bashkisë.

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
1617
18
e mërkurë, tetor 18, 2017
19202122
23242526272829
3031123
4
e shtunë, nëntor 4, 2017
5

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ