Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Të rinjtë promovues dhe aktivistë për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit

Kategorite

Filtro:

Të rinjtë promovues dhe aktivistë për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit

Më datë 26 Korrik 2019 Këndi I Be-së Durrës dhe Njësia e Integrimit e Bashkisë Kuçovë organizuan një aktivitet të përbashkët me temë:  "Të rinjtë promovues dhe aktivistë për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit"

20 të rinj nga Qendra Rinore Kuçovë morën pjesë në një sesionin formues dhe ndërgjegjësues mbi politikat dhe strategjitë e BE për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore si dhe aspektin ligjor kombëtar në këtë fushë në kuadër të procesit të integrimit. Pas një prezantimi të shkurtër nga Drejtuesja e  NJIE Kuçovë Znj. Kristina Zoga të Planit të 7 të Veprimit të BE për Mjedisin (EAP 2015-2020) dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim  (SKZHI), të rinjtë dhe Drejtuesja e Kendit të BE-së Durrës Znj. Pranvera Gagani  u angazhuan në diskutime dhe brainstorming mbi fakte mjedisore si ngrohja klimatike globale, efekti serrë, energjia e rinovueshme, transporti pro mjedisor, mbetjet urbane dhe mjedisi, mjedisi  dhe qyteti, kryeqytetet e gjelbërta  Europiane etj. Të rinjtë gjithashtu diskutuan problematika konkrete në komunitetin e tyre në lidhje me ndotjen mjedisore dhe mundësinë  e angazhimit në fushata ndërgjegjësuese  për mbrojtjen e mjedisit dhe zonave natyrore të cilat janë zhvilluar si atraksione turistike.

Të rinjtë  me pas vizituan Këndin e BE të Bashkisë Durrës ku dhe u njohën me funksionimin e këtij  këndi, aktivitetet dhe mënyrat e informimit të publikut.

Aktiviteti  vijoi me disa vizita në zona turistike të mbrojtura. Vizita e parë u bë në Amfiteatrin e Durrësit, site i cili është akoma duke u gërmuar. Të rinjtë u njohën me historikun e gërmimeve dhe gjetjet arkeologjike nga guida e sitit.

Vizita e dytë u bë në Muzeun arkeologjik të Durrësit, ku të rinjtë u informuan mbi  historikun e koleksionit të pasur të këtij Muzeu nga Guida e Muzeut.​

Eventet

<dhjetor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
252627
28
e enjte, nëntor 28, 2019
29
e premte, nëntor 29, 2019
301
234567
8
e diel, dhjetor 8, 2019
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031
1
e mërkurë, janar 1, 2020
2345

Se shpejti


Buletini Informativ