Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Vullnetarizmi si një nga parimet e rëndësishme të qytetarisë Evropiane

Kategorite

Filtro:

Vullnetarizmi si një nga parimet e rëndësishme të qytetarisë Evropiane

Vullnetarizmi si një nga parimet e rëndësishme të qytetarisë Evropiane, ishte tema e djeshme e diskutuar me të rinjtë e Qendrës Rinore. Ky takim u realizua prej Koordinatores së BE-së për Bashkinë Kuçovë znj. Klodiana Misto dhe Projekti Bashkitë për Evropën të përfaqësuar në këtë takim nga drejtuesja e projektit znj. Jolanda Trebicka dhe znj. Antonela Tomco. Fjalën përshëndetëse si përfaqësuese e Bashkisë Kuçovë e mbajti N/Kryetarja znj. Krenare Çollaku, e cila midis të tjerash theksoi rolin e veçantë të këtij takimi dhe shprehu falenderimet në emër të institucionit dhe Kryetarit të Bashkisë z. Selfo Kapllani për iniciativën dhe realizimin e këtij takimi.

Të rinjtë u njohën me nocionin e vullnetarizmit, si një veprimtari altruiste, që promovon një qytetari dhe mënyrë jetese më të mirë. Vullnetarizmi mbi të gjitha është një kusht i vendosur prej Bashkimit Evropian për të gjitha vendet që dëshirojnë të aderojnë, këto të fundit duhet ta bëjnë pjesë të legjislacionit dhe kurikulave edukuese.

Por cilat janë disa nga përfitime t e shoqërisë prej vullnetarizmit ?

 Përfitimi ekonomik: aktivitetet që ndërmerren nga vullnetarë, në kushte normale do të duhej të financoheshin nga fondet shtetërore apo private. Përfitimi shoqëror: vullnetarizmi ndihmon ndërtimin e komuniteteve, duke nxitur besim më të madh në mes të qytetarëve dhe duke zhvilluar norma të solidaritetit dhe reciprocitetit, të cilat janë qenësore për komunitete. Përfitimi individual: të diplomuarit mund të takojnë njerëz të ndryshëm dhe më përfitojnë përvoja të reja përmes punës dhe aktivitetit vullnetar. Në anën tjetër, vullnetarizmi u ndihmon nxënësve të shkollave për një bursë studimore, duke e ditur rëndësinë e punës vullnetare brenda CV-së.

 

Eventet

<janar 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
31
1
e martë, janar 1, 2019
23456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ